Besohet se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar mbahen rreth 10 milionë mace dhe 11.5 milionë qen, si kafshë shtëpiake – dhe studimet e reja sugjerojnë se kafshët shtëpiake mund ta përmirësojnë shëndetin mendor të njerëzve.
Studimi i ri, i publikuar në “BMC Psychiatry”, dhe i kryer nga hulumtuesit e universiteteve të Liverpoolit, Manchesterit dhe Southamptonit, është i pari që ka ofruar dëshmi për rolin e kafshëve shtëpiake në menaxhimin afatgjatë të mirëqenies mendore.
Hulumtuesit kanë rishikuar 17 studime ndërkombëtare për ta eksploruar kualitetin, natyrën dhe nivelin e dëshmive që sugjerojnë se kafshët janë të mira për shëndetin e njerëzve. Kështu, ata kishin konstatuar se kafshët shtëpiake janë të mira për menaxhimin e mirëqenies mendore, e në veçanti gjatë periudhave të ndryshme të krizave.
Por, kafshët shtëpiake kanë edhe efekte negative emocionale dhe psikologjike, në veçanti kur ato ngordhin dhe pronari mërzitet. Sidoqoftë, autorët e studimit thonë se ende duhet të kryhen hulumtime më të hollësishme për të pasur dëshmi të qarta sa i përket rolit të kafshëve shtëpiake në mirëqenien e njerëzve./mapo /Koha.net /InforCulture.info
Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…
Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…
Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…
Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…
Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…
https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s