Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur. Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë. Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues. Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë. Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për një trajtim të fuqishëm kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.
Vlerat e Vajit të Ullirit Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë. Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave. Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur. Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit. Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme. Vlerat e Kripës së Detit
Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin. Kripa e detit përmban magnez që forcon indet. Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockave dhe muskujve. Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij. Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kockave
Përbërësit: 1 gotë me ujë 20 lugë gjelle me vaj ulliri 10 lugë gjelle me kripë deti Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kockave Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta. Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta. Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë. Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë. Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm. Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë. Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet. Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër. Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë. Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë./
Plaga është mbyllur, nuk dhemb më dhe pushimet kanë nisur. Për shumë njerëz, ky duket…
Shumë persona besojnë se ushqimet ruhen më mirë kështu, por një rregull i…
Dermatologët këshillojnë si ta aplikoni drejt, sa shpesh duhet ta përsërisni dhe pse…
Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica…
Okultizmi si vizion alternativ shpjegon gjuhën simbolike të përkrenares Përkrenarja e Skënderbeut është…
Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim…