Njeriu rri zgjuar mesatarisht për afro 16 orë e 10 minuta përpara se të bjerë sërish në gjumë. Ata që rrinë zgjuar shumë më tepër dhe si pasojë marrin më pak gjumë, konsiderohen persona me mungesë gjumi në kuptimin mjekësor – dhe kjo ka pasoja. TË rrish 24 orë pa gjumë zvogëlon aftësinë e trurit për të marrë informacione me 40%, dhe simptomat që shfaqen pas 48 orësh i ngjajnë atyre të një sasie alkooli në gjak, prej 0.15%. Mungesa e gjumit mund të jetë edhe fatale – pas 10 deri 14 ditësh.
A është i mundur përmirësimi?
Mungesa e gjumit pranohet nga ushtarët e skuadrave elitë si gjë normale. Me stërvitjen e duhur, mund të mësojnë trupat e tyre që të qëndrojnë më gjatë zgjuar. Por edhe në këtë rast është vetëm një ndryshim i shtirur e i sipërfaqshëm i limitit të trupit. Edhe ushtarët e skuadrave speciale pësojnë lodhje të dukshme, me gjithë pasojat në performancën e tyre. Studime të ndryshme kanë treguar se trupi nuk mund të “akumulojë” pushim gjumi. Gjumi është një proces rigjenerues – ai nuk ndihmon trupin të përgatitet për ushtrime të së ardhmes, por e ndihmon të marrë veten nga lodhje të së shkuarës.
Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak…
Vjeshta sjell me vete një numër ushqimesh që mund të shtohen në dietën…
Konsumimi i rreth një grushti arra në ditë mund të lidhet me një rrezik më…
Kafeina mund ta bëjë gjumin më pak rigjenerues, edhe kur ju zë gjumi…
Vallja e Osman Takës është një nga vallet më të njohura dhe më të veçanta…
Teprica e kalorive është thelbësore për të fituar masë muskulore. Vaktet e lëngshme…