<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

SHQIPTARËT E UKRAHINËS, Gjuha dhe kultura

Studimi etnografik dhe gjuhësor i folësve të gjuhës shqipe në Ukrahinë, ka më shumë se një shekull histori. Gjatë shekullit XX, gjuha dhe kultura e këtij grupi të vogël emigrantësh, ngjalli rastësisht interesin e studiuesve që eksploronin rajonet shumetnike të Buzhakut dhe detit Azov.

Nga këta studiues është grumbulluar një sasi e konsiderueshme informacioni, që na lejon të gjykojmë të kaluarën dhe të tashmen e këtij grupi etnik dhe të japim një ide mbi evolucionin e dialektit të shqiptarëve të Ukrahinës, në një situatë të kontakteve intensive me gjuhë dhe dialekte të tjera.
Materialet e para etnografike dhe gjuhësore midis shqiptarëve të Ukrahinës u mblodhën nga filologu-sllavist dhe historiani Nikolai Derzhavin (1877-1953).

Studiuesi u njoh me shqiptarët në vitin 1910, kur Nikolai Derzhavin, duke studiuar gjuhën dhe kulturën e bullgarëve Besarabian, vizitoi koloninë shqiptare ne Karakurt. Më 1911, studiuesi arriti të punojë në fshatin Gammovka pranë detit Azov, në të cilën, përveç shqiptarëve, në atë kohë jetonin edhe gagauzet dhe bullgarët.

Puna kërkimore e Nikolai Derzhavin kishte një karakter pionier, studiuesi ishte i interesuar për një gamë të gjerë çështjesh: kulturën tradicionale (ritet e cikleve të jetës dhe kalendarike), folklorin, demografinë, historinë etnike dhe natyrisht gjuhën e shqiptarëve të Ukrahinës.
Ka pasur studiues të ndryshëm, të cilët kanë bërë një punë të rëndësishme në studimin e shqiptarëve të Ukrahinës.

Në vitin 1949 fshatrat shqiptare pranë detit Azov u vizituan nga studiuesi shqiptar Selim Islami (1927-2001), i cili u interesua për dialektin arkaik të shqiptarëve. Sipas rezultateve të udhëtimit, së bashku me një përshkrim të shkurtër të tipareve kryesore dalluese të dialektit toskë në krahasim me dialektet e tjera, studiuesi botoi edhe një numër të vogël të teksteve dialektore të regjistruara nga ai.

Shënim: Të dhënat janë nxjerrë nga monografia “Ekspedita në detin Azov: Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrahinës” me autor kryesor Aleksander Novik, dhe bashkautorë J. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh). Ky studim i plotë mbi historinë, gjuhën dhe traditat e shqiptarëve të Ukrainës është vlerësuar me çmimin kombëtar vjetor 2017 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

“Vajza shqiptare me kostume kombëtare festive”, J. V. Ivanova – 1949 /Konica.al /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Mos e bëj kurrë këtë gjë nëse të del gjumi natën

  Të ka ndodhur (sigurisht që po) të zgjohesh në mes të natës i/e frikësuar…

20 hours ago

Pickimet më të dhimbshme në botë, nga milingonat te kandilat vdekjeprurës

Një analizë e ekspertëve ka nxjerrë në pah disa nga pickimet më të dhimbshme në…

2 days ago

Kultura ilire dhe ndikimi i saj në gjithë Europën

KULTURA ILIRE DHE NDIKIMI I SAJ NË GJITHË EUROPËN. KULTURA E HALLSTATT-IT, KULTURA E LAUSITZ-IT,…

2 days ago

Hoxha, rektori, fizikani, astronomi dhe hartuesi parë i alfabetit shqip, Hasan Ef. Tahsini, i lindur më 7 prill 1811

Abdullah Klinaku “Unë do vete për kërkim nëpër udhën e gjatë të gjetur dituri, atë…

2 days ago

Nga tradita te shkenca/Përse lindja shtrirë mund të mos jetë zgjedhja më e mirë?!

  Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…

2 days ago

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

3 days ago