Komiteti Antifashist, i Emigrantëve të Çamërisë përshkruan genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe kërkon që Konferenca e Ministrave të Jashtëm të veprojë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështjel
Kërkohet zgjidhja e çështjes çame nga Konferenca e Ministrave të Jashtëm të vendeve Aleate
Më 20 dhjetor 1945, Komiteti Antifashist, i Emigrantëve të Çamërisë, i ka shkruar një letër Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Vendeve Aleate, ku I kërkohet zgjidhja e çështjes çame bazuar në të gjtiha konventat ndërkombëtarë. Në letrën drejtuar aotoriteteve të huaja, Komiteti Antifashist, i Emigrantëve të Çamërisë, pasqyron gjendjen shumë të vështirë me të cilën përballeshin emigrantët çamë në Shqipëri në atë kohë por rrugën e vështirë që ata kishin ndjekur për të mbërritur në teriotorin shqiptar.
Komiteti Antifashist, i Emigrantëve të Çamërisë përshkruan genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe kërkon që Konferenca e Ministrave të Jashtëm të veprojë për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje.
Letra
KONFERENCËS SË MINISTRAVE TË JASHTMËM ALEATË
Shkëlqesa!
Ne Komiteti Antifashist i popullatës minoriteteve Shqipëtare në Greqi, të emigruar në Shqipëri për shkak të ndjekjeve dhe masakrave të bëra nga ana e Monarko-Fashistave Grekë në Çamëri, kemi nderin të parashtrojmë para Juve,Skëlqesa,sa vijon:
Për tridhjet e dy vjet rresht,minoriteti shqiptar në Greqi vuajti dhe u shtyp pa mëshirë nga ana e autoriteteve Grekë në fuqi. Ne u torturuam dhe u vramë vazhdimisht për hir të qëllimeve të errëta të njerëzve të Megali-Idhesë Greke. Njerëzit e Athinës me politikën e tyre tentonin me mënyra sistematike për shpërnguljen e popullsisë shqipëtare nga Greqia kundër vullnetit t’onë.-
Më në fund, në kohë kur të gjithë popujt ndodheshin të përleshur për t’i dhënë grushtin e fundit okuptorit gjerman, klikat Monarko-Fashiste Greke në marrëveshje të plotë me njëra-tjetren dhe n’Spir dhe me në krye Gjeneral Napoleon Zevrën, sulmuan krahinat tona duke djegur dhe rënuar gjithë fshatrat t’ona. Këto akte barbarizmi shkaktuan emigrimin e tërë popullsisë shqipëtare të Çamërisë prej Greqije në Shqipëri.
Ne, herë mbas here i kemi kërkuar drejtësi prej Aleatëve t’onë të mëdhenj kundrejt këtyre barbarizmave,por fatkeqësisht gjer më sot, jo vetëm që nuk është marrë ndonjë masë kundra autoriteteve Greke si frymësonjëse dhe organizonjëse e këtyre veprave barbare, por dhe çështja jonë ka mbetur në heshtje, gjë që rëndon shumë mbi kurrisin e popullatës Çame të pafajshme .
Popullata Çame n’emigrim jeton në kandidat më të vështira dhe me gjithë ndihmat e shumta të popullit e Qeverisë Shqipëtare gjëndja e jonë po vështirësohet gjithnje e më tepër.
Kundra Vendimeve të Aleatëve t’onë të mëdhenj në Atllantik, Yalta dhe Potadam, ne u masakruam dhe u dëbuam nga vatrat t’ona nga Neo-fashistët Grekë dhe kundra parimeve të luftës antifashiste,neve vazhdon të na mohohet e drejta e jetesës pranë shtëpive, pasurive e vëndeve t’ona; duke u lënë të braktisur dhe në gjendje të mjeruarshme. Ne e konsiderojmë të mundëshme ndërhyrjen pranë autoriteteve Greke që të marrë fund ky turp.
Të pasur me proteina dhe probiotikë, këto produkte ndihmojnë në ngopje dhe tretje – por…
C. G. BROWN: BUBULINA, NJË SHQIPTARE, ME SHQIPEN SI GJUHË AMTARE, NJË NGA GRATË MË…
Dëshmia e hshtur e vitit 1838: Nikolaos Lorentis dhe zhbërja e mitit të “Epirit të…
Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…
Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…
Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…