<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“E madhe është gjëma e mëkatit”

“…Provova të ngrihem, por nuk bëra dot çap ngaqë, ashtu siç gjendesha i shtrirë në kurriz, vërejta se krahët dhe këmbët m’i kishin hapur nderë dhe lidhur fort pas toke dhe po në të njëjtën mënyrë më kishin lidhur flokët e gjatë e të plotë. Ndjeva po ashtu se një sërë fijesh të holla më përshkonin trupin, që nga sqetullat deri tek kofshët. Vështrimin mund ta hidhja vetëm lart; dielli filloi të digjte dhe drita po më vriste sytë. Përreth dëgjohej një zhurmë e turbullt, por në pozicionin që isha nuk shihja gjë veç qiellit. Pas pak ndjeva të më lëvizte nëpër këmbën e majtë diçka e gjallë, e cila, duke përparuar lehtë mbi kraharorin tim, pothuaj më erdhi deri në mjekër; tek ula shikimin me sa mundja kuptova se bëhej fjalë për një krijesë as pesëmëdhjetë cantimshe pajisur me hark e shigjetë dhe me një kukure pas shpine. Ndërkohë, ndjeva të paktën dyzet të tjerë të të njëjtit lloj (me ç’vlerësova) pas të parit. Më kishte kapluar një habi e jashtëzakonshme dhe ia dhashë një britme të tillë sa që të gjithë u sprapsën me vrap të frikësuar; disa prej tyre, siç më treguan më vonë, qenë dëmtuar kur qenë hedhur nga ijet e mia përtokë”.

“…Kish vetëm një dëshirë ay: vdekjen. Sepse është e thënë: m’e ëmbël se mjalti e se çdo gjë është vdekja. Po vdekja që godiste të gjithë njerëzit në ditën e shënuar për secilin, e linte atë të paprekur……
Edhe ai që pat qenë Tat Tanushi i Bubutimës qëndronte drejt e në altar. Mjekra e tij u derdh befas tatëpjetë si ujë, vetullat i zbritnë mbi librën që mbante në dorë, ashtu si duheshin të ishin rritur në shekuj që rrojti në tokë. Dhe kaq e gjatë ish mjekra e tij sa mund të rrethonte tri here tryesën e alltarit. Pastaj Tat Tanushi u tret ngadalë, në sytë e të gjithëve dyke mbetur vetëm një dore hi në pregun e derës së shenjtë…”

“Kjo, o lëçitës, nuk është asfare një çudi e pathënë. Sepse, a s’kini parë ju pëllump të bardhë e pëllump të zi të dashurohen aqe fort sa të mos i druhen as hargut të gjahtorit që sjell vdekjen? Dhe ç’është ngjyra përpara shpirtit? Ato ndajnë, që të bashkojnë.”Mitrush Kuteli – “E Madhe Eshtë Gjëma e Mëkatit” 

/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Gjethet e lakrës si kurë kundër dhimbjeve të kokës, si t’i përdorni

    Dhimbjet e kokës dhe migrenës janë tepër të forta sa e drobisin njeriun…

20 minutes ago

Mos i hidhni farat e shalqirit! Nutricionisti zbulon përfitimet e fshehura dhe si të zgjidhni shalqirin më të mirë në treg

Shalqiri është një nga frutat më të preferuara të verës, freskues, i shijshëm dhe i…

16 hours ago

Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon kandil deti në plazh?

    Përballja me kandil deti është një nga ‘fatkeqësitë’ më të zakonshme të verës.…

18 hours ago

Truku i thjeshtë që përdoret në Lindjen e Mesme për të freskuar shtëpinë gjatë verës, pa shpenzuar më shumë energji

Nuk bëhet fjalë për pajisje të shtrenjta, por për një ndryshim shumë të thjeshtë që…

19 hours ago

Hernia diskale: Simptomat, shkaqet dhe kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore!

Hernia diskale ndodh kur një nga disqet e buta dhe elastike që ndodhen midis kockave të…

19 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

  Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u konsumuar,…

20 hours ago