“…Provova të ngrihem, por nuk bëra dot çap ngaqë, ashtu siç gjendesha i shtrirë në kurriz, vërejta se krahët dhe këmbët m’i kishin hapur nderë dhe lidhur fort pas toke dhe po në të njëjtën mënyrë më kishin lidhur flokët e gjatë e të plotë. Ndjeva po ashtu se një sërë fijesh të holla më përshkonin trupin, që nga sqetullat deri tek kofshët. Vështrimin mund ta hidhja vetëm lart; dielli filloi të digjte dhe drita po më vriste sytë. Përreth dëgjohej një zhurmë e turbullt, por në pozicionin që isha nuk shihja gjë veç qiellit. Pas pak ndjeva të më lëvizte nëpër këmbën e majtë diçka e gjallë, e cila, duke përparuar lehtë mbi kraharorin tim, pothuaj më erdhi deri në mjekër; tek ula shikimin me sa mundja kuptova se bëhej fjalë për një krijesë as pesëmëdhjetë cantimshe pajisur me hark e shigjetë dhe me një kukure pas shpine. Ndërkohë, ndjeva të paktën dyzet të tjerë të të njëjtit lloj (me ç’vlerësova) pas të parit. Më kishte kapluar një habi e jashtëzakonshme dhe ia dhashë një britme të tillë sa që të gjithë u sprapsën me vrap të frikësuar; disa prej tyre, siç më treguan më vonë, qenë dëmtuar kur qenë hedhur nga ijet e mia përtokë”.
“…Kish vetëm një dëshirë ay: vdekjen. Sepse është e thënë: m’e ëmbël se mjalti e se çdo gjë është vdekja. Po vdekja që godiste të gjithë njerëzit në ditën e shënuar për secilin, e linte atë të paprekur……
Edhe ai që pat qenë Tat Tanushi i Bubutimës qëndronte drejt e në altar. Mjekra e tij u derdh befas tatëpjetë si ujë, vetullat i zbritnë mbi librën që mbante në dorë, ashtu si duheshin të ishin rritur në shekuj që rrojti në tokë. Dhe kaq e gjatë ish mjekra e tij sa mund të rrethonte tri here tryesën e alltarit. Pastaj Tat Tanushi u tret ngadalë, në sytë e të gjithëve dyke mbetur vetëm një dore hi në pregun e derës së shenjtë…”
“Kjo, o lëçitës, nuk është asfare një çudi e pathënë. Sepse, a s’kini parë ju pëllump të bardhë e pëllump të zi të dashurohen aqe fort sa të mos i druhen as hargut të gjahtorit që sjell vdekjen? Dhe ç’është ngjyra përpara shpirtit? Ato ndajnë, që të bashkojnë.”Mitrush Kuteli – “E Madhe Eshtë Gjëma e Mëkatit”
/InforCulture.info
Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më…
OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…
Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…
Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…
Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…
Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…