Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi, në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar foto të vitit 1944, kur më 29 nëntor partizanët hynë e parakaluan në Shkodër.
Këto çaste përshkruhen në librin e At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”, të cilat historiani i përcjell në postimin e tij.
Ky është publikimi i plotë:
“1944/Partizanet në Shkodër
Në librin e tij “Rrno për me tregue”, At Zef Pllumi përshkruan çastet kur partizanët hynë e parakaluan në Shkodër më 29 nëntor 1944, disa orë pasi ushtria pushtuese gjermane ishte larguar e qetë e pasulmuar nga askush.
Pjesën e mëposhtme të At Zefit, kam dëshirë ta paraqes me një ilustrim në lidhje me partizanet, nxjerrë nga galeria e pafundme e fotove që kam nga këto ngjarje. At Zefit, teksa i janë shfaqur pamjet që po paraqes bashkëlidhur, shkruan në librin e tij:
“Ushtria partizane, e veshun me gjithnduer uniformash të hueja, paraqitej si një ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Çka bante ma shumë përshtypje ishin partizanet. Çfarë nanash mund të ishin ato femna me pushkë në krah?”./ KultPlus.com
Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…
Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…
Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…
E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…
Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…
Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…