<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Besa shqiptare, kodi etik që mbajti gjallë një popull

Besa si koncept i ka udhëhequr shqiptarët në jetën e tyre shoqërore për shumë vite. Thënë shkurtë besa është thjesht fjala e dhënë. Diçka që nuk ka kthim prapa.

Besa, ose kulti i fjalës së dhënë lidhet në burim me mitin biblik të thënies “Në fillim ishte fjala”. Para se të ishte shkrimi, kontrata, njeriu, bota ishte vet fjala. Ky kult madhështor, i cili në popujt evro-perëndimor pak nga pak mori karakterin e një idomene fetare kishtare, te shqiptarët ruajti gjuhën e burimit.

Cfarë thotë kanuni për besën?

Po të analizojmë Kanunin e Lekë Dukagjinit të mbledhur nga Shtjefën Gjeçovi, shohim që besa është e ndarë në gjini dhe forma të ndryshme. Artikulli 163 i kapitullit të III-të të Kanunit përcakton rëndësinë e besës si: “Sjellje besimtare me anë të së cilës gjithkush që ka nevojë që të shlyej një borxh, duhet të japi një shenjë besimi, duke thirrur Zotin të dëshmojë për të vërtetën”.

Besa mund të bëhet vetëm përpara autoriteteve të njohura nga komuniteti duke bërë një betim solemn. Tre janë ritualet kryesorë nëpërmjet të cilave shprehet fjala e dhënë: mbi gurin, mbi kryqin dhe Vangjelin, dhe mbi kokën e djemve. Deklarata bëhet sipas një rregulli të paracaktuar.  Para së gjithave vendoset dita e mbledhjes së gjyqit të pleqve dhe përpara tyre do të vijë kush kërkon që të japi besën. Më pas vijojnë deklaratat e gjykatësve dhe të afërmëve të tyre. E drejta e besës bie mbi ata që të cilët kanë pësuar një fyerje. Nuk i lejohet të betohen atyre që kanë qenë dëshmitarë të krimit.

Besa në letërsinë dhe gojëdhënat shqiptare

Pa dyshim se fenomeni i besës është i pranishëm edhe në letërsinë shqiptare. Atë e gjejmë tek gojëdhënat, tek letërsa popollore, në folklori e romane. Për shembull,  tek legjenda e Rozafatit.
Aty ku tregohet se për të respektuar besën heshtet edhe kur është fjala për njeriun e zemrës. Apo tek Doruntina dhe Konstadini, kur për ta mbajtur besën e dhënë nënës Konstadini ngrihet edhe nga varri.

Në anën tjetër, edhe në shumë romane, siç ështië Prilli i thyer shkrimtarit Ismail Kadare filtet për rëndësinë e besës tek shqiptarët dhe për peshën e respektimit të saj. Sipas rregullave të shoqërisë shqiptare nëse dikush zotohet  me fjalën“Ta jap besën” për çfarëdo çështje, atëherë mund t’i besoni përfundhmisht.

Të huajt për besën: ‘Nuk ka nevojë për marrëveshje të shkruara me shqiptarët’

Fenomeni  i besës ndër shqiptarët u ka bërë gjithmonë përshtypje të huajve dhe vizitorëve. Ata kanë qenë të mahnitur nga fuqia e këtij zotimi ndër shqiptarët. Nga respektimi i këtij kodi sikurse ai të ishte ligj i shkruar.

Shumë studiues të huaj shkruajnë se si standardi etik i shqiptarëve është besa, pra, fjala e dhënë. Ata tregojnë se si pavarësisht nga rrethanat, kur një shqiptar jep fjalën, ajo nuk mund të shkelet dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj marrëveshjeje të shkruar.  Si pasojë, kuptimi i fjalës “i pabesë” është shkelja e fjalës së dhënë.

Në një varg hartash tregtare shoqëruar me tekst, të botuara më 1886 nga ministria franceze e Tregtisë, fashikulli kushtuar Shqipërisë i njofton eksportuesit se nuk ka nevojë për marrëveshje të shkruara për shqiptarët. “Sipas tyre fjala e tyre e thënë ka mjaft peshë dhe nuk njihet asnjë rast që ta kenë shkelur”. Henri N. Breilsford, në librin e tij të njohur për Maqedoninë, ka këtë anekdotë:  “Gjëja më kuptimplote nga të gjitha ishte pyetja lakonike me të cilën iu përgjigj kërkesës sime një peshkop bullgar. “A i besoni atij?” – e pyeta unë.  – “Ai është shqiptar. Apo nuk është?” – ishte përgjigjja. – Për shekuj me radhë sllavët dhe shqiptarët kanë qenë në armiqësi të pandërprerë për vdekje. Dhe ja, ky është komenti i një armiku për karakterin e tjetrit”./dua.com

postbck postbck

Recent Posts

Para kafesë së parë në mëngjes duhet të bësh një gjë, një zakon që mund të bëjë një ndryshim të madh

    Një filxhan kafe është gjëja e parë që shumë njerëz kërkojnë sapo zgjohen,…

1 day ago

Mos e injoroni këtë simptomë të këmbëve, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor

  Kruarja e këmbëve është zakonisht një problem i padëmshëm dhe kalimtar, por nëse zgjat…

1 day ago

Kujdes me këto pije, konsumi i shpeshtë mund të rrisë rrezikun për zemrën

    Disa pije që konsumohen shpesh, veçanërisht pijet e gazuara me sheqer dhe pijet…

1 day ago

A mund t’i dëmtojë vrapimi gjunjët? – Faktorët që duhet të dini

    Vrapimi shpesh lidhet me frikën se mund të dëmtojë gjunjët për shkak të…

2 days ago

Si ta kuptoni nëse keni kortizol të lartë – 10 shenja të stresit që e dëmtojnë trupin në heshtje

  Kortizoli vepron si një sistem alarmi i brendshëm në trup. Në situata stresi ose…

2 days ago

Si i largoi ky baba 3 fëmijët nga tabletët?

    Babai dhe autori Kyle Halderman i tregoi YourTango-s se si e përjetoi ndikimin…

2 days ago