Masakra e Nankinit, një krim i pamëshirshëm i historisë

Masakra e Nankinit e merr emrin nga krimet e bëra nga ushtria perandorake e Japonisë në Nankin, Kinë dhe zonat përreth tij, pas rënies së kryeqytetit të republikës kineze nga trupat japoneze në 13 dhjetor 1937. Konteksti është lufta e dytë kino-japoneze.

Pas një beteje të ashpër në tetor të 1937, bie Shangai dhe japonezët lëvizin drejt veriut dhe pushtojnë Nankinin. Komandantët e ushtrisë kineze ishin arratisur para hyrjes së japonezëve duke lënë pas mijëra ushtarë kinezë të bllokuar në qytetin e murosur. Shumë prej tyre hoqën uniformat dhe u arratisën në një zonë sigurie të përgatiru për rezidentët e huaj të Nankinit. Ajo që ndodhi më pas ka qenë një polemikë e vazhdueshme e historisë dhe tension politik mes Kinës dhe Japonisë deri para pak kohësh. Krimet e luftës të bëra gjatë episodit përfshijnë grabitje, përdhunime, vrasje të civilëve dhe të burgosurve të luftës, në shumicën e rasteve me makabritet.

Debate mes Kinës dhe Japonisë mbi shkallën e këtyre krimeve shkojnë deri aty sa qeveria kineze pohon se shifra e të vdekurve jo luftëtarë është mbi 300 000, ndërsa ushtria japoneze para Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Lindjes së Largët, e njohur ndryshe si Gjykata e Luftës e Tokios, pas Luftës së Dytë Botërore, thotë se të vdekurit ishin të gjithë ushtarakë dhe nuk kishte masakra të organizuara kundër civilëve. Megjithatë Gjykata e Luftës së Tokios vlerësoi numrin e të vdekurve në 250 000. Shumë vonë, në vitin 2007, disa dokumente të deklasifikuara nga qeveria amerikane që deri atëherë kishin qenë sekret, rrumbullakosin një shifër totale të të vdekurve rreth 500 000 duke patur parasysh edhe atë që ndodhi në zonat përreth qytetit para rënies së tij. Përveç luftës së shifrave, dëshmitë si të perëndimorëve edhe të kinezëve i treguan botës se gjatë 6 javëve, pas rënies së qytetit, trupat japoneze kryen një orgji përdhunimesh, vrasje, vjedhje, zjarrvënie dhe krime të tjera lufte. Prova të këtyre janë disa ditare të të huajve si John Rabe dhe Minnie Vautrin që mbetën për të mbrojtur civilët kinezë sa më shumë që të ishte e mundur. Dhuna nuk kurseu askënd: fëmijë, të rinj, gra dhe të moshuar që u dhunuan, u shpuan nga bajoneta, iu prenë kokat, u gjymtuan ose u varrosën të gjallë.

Një provë e kësaj masakre janë edhe dhjetra- mijëra njerëz të varrosur me duar të lidhura pas shpine. Një episod tjetër është edhe ai i konkursit mes oficerëve japonezë, Toshiaki Mukai dhe Tsuyoshi Noda, se kush ishte i pari në vrasjen me kokëprerje të 100 njerëzve me një katana (shpata japoneze). Fitues doli Mukai që arriti të vriste 106 njerëz. Pas kapitullimit të Japonisë të dy u pushkatuan për krimet e tyre në Nankin.

postbck postbck

Recent Posts

Së shpejti do të mund t’i hamë këta gurë dhe arsyeja është shumë serioze

  Sipas këtij studimi të ri, çarjet dhe thyerjet e pranishme në këta shkëmbinj janë…

21 mins ago

“Çuditi botën…”/ Çfarë shkroi për Rozafën historiani romak para 2133 vitesh! Shkodra, ndër qytetet më të zhvilluara të perandorisë turke

FILIP GURAZIU Statistikat e fundit që vijnë prej BE na trishtojnë; veriu i Shqipnisë rajoni…

43 mins ago

Si ndodh perceptimi ynë? Kështu e “sheh” truri botën

  Sipas hulumtimit të Institutit të Neuroshkencës të CNR të Pizës dhe Universitetit të Firences,…

1 hour ago

Nga 8249 banorë në Napoli , shumica ishin Shqiptarë ! Venediku i quan Bellisi (turqit i quajnë Bellesei) !

  Kjo ishte një familje e madhe edhe e lasht shqiptare që i perket fisit…

1 hour ago

Kolla e vazhdueshme, 5 gjëra që duhet të dini për ta trajtuar lehtë dhe pa ilaçe

  Kolla e vazhdueshme me ose pa temperaturë mund të trajtohet lehtësisht me një ilaç…

1 hour ago

A mund t’ju mbrojë kafja nga sëmundjet e mëlçisë? Ja çfarë zbuloi studimi

  Nëse keni dëgjuar për sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, me siguri e dini se…

2 hours ago