<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mos e çoni dëm qumështin e skaduar; ja si mund ta përdorni

Sa qumësht shkon dëm çdo ditë në shtëpinë tonë. Për të mos folur për baret, restorantet e lokalet publike. Duke qenë se blejmë më shumë qumësht se ç’na duhet, një pjesë skadon pa u konsumuar akoma dhe përfundon në plehra.

Si ta ripërdorim qumështin e skaduar

Në fakt, qumështi i skaduar mund të përdoret në shumë mënyra që nga mirëqenia jonë tek punët e ndryshme të shtëpisë. Për bimët dhe lulet që kemi në vazo. Por le të shohim nga afër, një për një mënyrat më të mirë për të mos çuar dëm qumështin e mbetur.

Fertilizues natyral. Qumështi i skaduar mund të ketë një destinacion shumë më të mirë se plehrat: kopshtin  tonë. Duke e përzier me pak ujë, ai krijon një ushqyes natyral për bimët falë vitaminave dhe mineraleve.

Për të pastruar objektet e lëkurës. Jo vetëm këpucët dhe çantat, por edhe diavanët. Uji është  I dëmshëm për pastrimin e objekteve të lëkurës, por qumështi funksionon shumë mirë. Zhysni një leckë në qumësht dhe fërkoni sipërfaqet me njolla. Prisni të thahet më pas, kaloni një leckë të thatë. Qumështi funksion edhe për heqjen e njollave në pëlhura. Në rastin e njollave të vështira si ato të verës,, ngroheni  qumështin në mënyrë që t’i rrisni fuqinë pastruese dhe aplikojeni në zonën me njolla. Më pas lajeni si zakonisht.

Për të pastruar bizhutë e argjendit. Qumështi i skaduar është një medikament natyral për të evituar oksidimin e argjendurinave. Për të rikther shkëlqimin e tyre, zieni ujin me dia pika limoni dhe pasi të jetë ftohur përbërja, përdoreni për të pastruar argjendurinat. Në fund fërkojini me një cohë të leshtë.

Për fytyrën. Që nga antikiteti qumështi është përdorur si një medikament i shkëlqyer për fryrjen e syve. Zhysni dy tamponë pambuku në qumësht dhe aplikojini në zonën e syve, për 20 minuta, kështu që mund të reduktoni fryrjet dhe sytë e enjtur. Qumështi i kombinuar me pataten funksionon shumë mirë  kundra qeskave të syve. Zhysni dy feta patatesh në qumësht të ftohtë dhe lërini në frigorifer  të mbështjella me qese plastike. Aplikojini në zonën e syve dhe lërini për 20 minuta.

Maskë bukurie. Gjtihmonë në fushën e kozmetikës, qumështi i skaduar i përdorur së bashku me limonin, ka një veprim zbardhues për lëkurën e fytyrës dhe njëkohësisht e ushqen atë duke e bërë më të butë. Për të përgatitur këtë maskë mjafton të ngrohni qumështin, të shtoni lëngun e një limoni dhe ta aplikoni masën me anë të një disku pambuku. Pas 5 minutash, shpëlajeni me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut.

Për pickimet e insekeve dhe plagët. Qumështi funksionon fare mirë për të lehtësuar dhe qetësuar pasojat e plagëve të shkaktuara nga pickimi i insekteve.  Mjafton të aplikoni një disk pambuku të zhytur në qumësht në zonën e pickimit.

Gjatë një banje. Qumështi i skaduar mund të jetë një përbërës i çmuar për banjat tuaja në vaskë. Së bashku me një lugë mjaltë ai lejon lëkurën të ushqehet. Jo rastësisht, në Egjiptin e lashtë, banja me qumësht konsiderohej si një elikisr i vërtetë bukurie.

postbck postbck

Recent Posts

9 raste kur nuk duhet të pini ujë

    Janë të paktë ata që shkojnë në palestër ose hanë darkë pa pirë…

2 minutes ago

A dëmton zemrën gjumi në anën e majtë?

  Shumë njerëz pyesin nëse pozicioni i gjumit, sidomos të fjeturit në anën e majtë,…

10 minutes ago

Çfarë e shkakton lemzën dhe kur duhet të shqetësoheni? Ja kur kërkohet mjeku

  Lemza është një shqetësim i zakonshëm që mund të shfaqet papritur dhe të krijojë…

20 minutes ago

Sekreti pas lotëve të lumturisë që shumica nuk e dinë

  Të qarit shpesh shoqërohet me emocione si zemërimi, frustrimi ose trishtimi. Kur mendoni për…

3 hours ago

‘Zgjedhjet’ në kosheren e bletëve: Si i kurorëzojnë bletët mbretëreshat e tyre

  Për dekada me radhë, shkencëtarët besonin se një bletë mbretëreshë formohej pothuajse tërësisht nga…

4 hours ago

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

    Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit…

4 hours ago