<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Sot është ditë Bajrami, ditë e shenjtë, por drekën nuk do ta hamë nëpër shtëpitë tona”..Mulla Mustafë Fazliu

Toleranca fetare ndër shqiptarë nëpër periudha të ndryshme kohore ka qenë shembull pothuajse në katër anët e botës. Shqiptarët nga të gjitha konfesionet fetare që ekzistojnë në trojet shqiptare, si ata muslimanë, të krishterë apo ortodoks e të religjioneve tjera, sa herë që ishte nevoja të i dilej zot atdheut përgjigjeshin dhe dallimi religjioz nuk kishte rëndësi, të gjithë e ndienin veten të njejtë duke u mbështetur në prejardhjen etnike shqiptare. /InforCulture.info

Prijësit fetar cdo herë në histori kanë luajtur rol të madh në shoqëri në mënyra të ndryshme. Ata shpeshherë ishin pjesë e proceseve të mëdha politike e luftarake. Në historinë shqipare kemi shumë figura historike të cilat identifikohen edhe si prijës fetar por edhe si atdhetar të mëdhenjë që dhanë kontribut të madh, si në arsmim, shkencë, letërsi, politkë e luftë dhe posaqërisht në aspektin shpirtëror të shoqërisë.

Një figurë e tillë historike që mund të merret shembull për atdhedashuri dhe patriotizëm është edhe Mulla Mustafë Fazliu nga fshati Vidishiq i Shalës së Bajgorës, ku dhe kemi shkëputur një biografi të shkurtër për të, dhe një ngjarje që lidhet me luftën e dytë botërore që kishte ndodhur në vitin 1945. /InforCulture.info

Mulla Mustafë Fazliu Vidishiqi (1880-1968), një hoxhë si ky, trim, dijetar dhe atdhetar!

Ditë Bajrami, viti 1945, ditë e ftohët dimri plot acar. Në xhaminë e Bares së Shalës së Bajgorës, vjen lajmi trishtues, atje bandat serbo-çetniko-komuniste të Serbisë, bashkë me një brigadë të ushtrisë bullgare, janë nisur drejt Shalës për të bërë masakër.

Mulla Mustafa ndërpret vaizin-ligjërimin e Bajramit, dhe u drejtohet xhematit me këto fjalë:

“Sot është ditë Bajrami, ditë e shenjtë, por drekën nuk do ta hamë nëpër shtëpitë tona, por të gjithë kush ka armë, i madh e i vogël do të nisemi për Picel të Bajgorës. Atje do të ndeshemi me të pafetë që nuk kanë as din as iman, as që dinë se çka është familja.

Atje do të luftojmë e ndoshta shumë prej nesh do të vritemi, por kaurrin nuk e leshojmë me na i shkelë trojet tona. Kur ta fitojmë luftën dhe t’i zbrapsim dushmanët, atëherë do të kthehemi të bëjmë Bajram nëpër shtëpitë tona. Kush i thotë vetës shqiptar, ejani pas meje…!”
| Shkëputur nga libri: “HAMID EMINI-BRUNÇAJ (19.09.1909-16.10.1986) “Doktori” i maleve të lira të Drenicës Dardane”, Emin Fazlija|/InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

9 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

12 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

13 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

14 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

3 days ago