<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kulte tradicionale shqiptare – Kulti i zjarrit dhe i Diellit

Tashmë edhe Prometeu e ka kryer “dënimin”, që mori prej Zeusit, për shkak se, ua dha njerëzve sekretin e zjarrit dhe kjo “ngjarje” është e fiksuar, jo më vetëm si legjendë, por edhe në shkrimet e autorëve të antikitetit, p.sh. nga Eskili te “Prometeu i lidhur”. Zjarri është konsideruar i shenjtë për vlerat e tij dhe për ndryshimet, që solli në botën njerëzore, gjatë hapave të para të saj. Në gojëdhënat popullore flitet për vatrën, për zjarrin, madje, edhe kur duan të mallkojnë, njerëzit shprehen: “T’u shoftë zjarri!”, “T’u shoftë vatra!”, “Për këtë zjarr!”, “Për këtë zjarr e m’u shofë vatra/”, “T’u shoft kandili/”, “T’u shoftë drita/” etj., Autorët e lashtësisë njoftojnë se, për të ruajtur zjarrin në çdo shtëpi, lihej një njeri.

Shumë sinjifikativ është fakti se gjatë pushtimit osman, midis taksave të shumta kishte edhe një taksë për tymin, apo për oxhakun. Nga ky fakt mbeti e dhe shprehja, “shtëpi oxhaku”, e cila do të thoshte “derë e lartë”. “Zjarri shikohej edhe si personifikim i familjes…,” konkludon studiuesi R. Memushaj në monografinë “Historia e Kurveleshit”3 Sentencat, “Ju shua kandili!”, “ Ju shua zjarri!”, “Zjarr i shuar”, “ Vatër zjarri (e ngrohtë, mikpritëse)”, “E shoi atë zjarr lumëmadhi” etj. e konfirmojnë këtë ide. Kulti i zjarrit është i lidhur me kultin e Diellit, i cili mendohet edhe si burim i jetës, i të mirave materiale etj. Elementet e natyrës kanë qenë një burim adhurimi, por mbi të gjithë: dielli, toka dhe hëna kanë qenë adhuruar si hyjni në gjithë hapësirën pellazgjike dhe ilire (ilire, epirotase dhe dardane). Populli ruan në kujtesën e tij disa shprehje, të cilat i përdor si urim, mallkim, betim etj., siç janë: “Për këtë dhe! “Për këtë qiell”, “Për këtë Diell”, “Për atë Diell”, “Për këtë Hënë”, “Për këtë vatër”, “Për këtë zjarr”,4 “Të thertë rrezja e Diellit”, “Për atë Diell, që vete lodhur e këputur” “Për atë symadh, që i sheh të gjitha”. “Qofsh i bardhë, si rrezja e Diellit” etj. Këto sentenca e kanë origjinën përtej kufirit të besimit monoteist, në kohët e besimit pagan dhe janë dëshmi e autoktonisë së elementit bartës, pra të vazhdimësisë iliro-shqiptare.

Një tregues specifik i kësaj vazhdimësie është edhe riti i varrimit, i cili që nga lashtësia pellazgjike është i pandryshueshëm. Vendosja e kufomës me fytyrë nga dielli dhe me kokë nga Perëndimi, si edhe krijimi i një rrethi, që simbolizon Diellin në varrezat tumulare, janë një tjetër dëshmi e vazhdimësisë dhe tregues i kultit të Diellit. “Sipas besimit pagan, konfirmon baroni F. Nopça, shqiptarët nderonin Diellin, duke iu falur majave të malit”. Edhe sot, në majën e Tomorrit, shpellën e Sari Salltikut në Krujë, kurorën e malit në Gribë, Selgjikja në Malin e Gjerë mbi Lazarat, në Gjakovë e gjetkë respektohen, si vende pelegrinazhi, majat e maleve. Kulti i diellit, sipas autorëve antikë: Herodotit, Strabonit, Ciceronit dhe Plutarkut, por edhe Durham, Nopça, Stipçeviç, Sbeshlaqiq, Shuteriqi, Shkupi e Tirta, dëshmojnë se Dielli ka qenë objekt i tatuazheve ndër iliro-shqiptarët. Në historinë romake, vihet re qëndrimi i perandorit me origjinë iliriane, Kostandinit të Madh, i cili i urdhëronte ushtarët e tij të recitonin të dielën, “ditën e dritës dhe të Diellit”, një lutje Diellit, që do t’u sillte fltoren”.5 Ky kult pagan ka ekzistuar edhe në shekullin V të e. s. Këtë e mësojmë nga vizita e papa Leo i Madh (440-461) në trojet ilire. Kur papa vizitoi Kostandinopojën, në hyrje të kishës së Shën Pjetrit, ai vuri re disa njerëz që predikonin kultin e Diellit. Papa, me këtë rast, ua bëri një kritikë të ashpër këtyre predikuesve./Kastriotët.AL /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

17 hours ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

17 hours ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

18 hours ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

18 hours ago

Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin

    Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…

18 hours ago

Pse shtatzënia mund të ndikojë përkohësisht në kujtesë?

    Harresa, vështirësia për t’u përqendruar dhe ajo që shpesh përshkruhet si “mjegullim mendor”…

19 hours ago