<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si ndikon tymi i duhanit tek bimët e shtëpisë

Tymi i cigares është i dëmshëm jo vetëm për ata që e thithin atë, por dhe për të tjerët përreth. Ashtu si për njerëzit, ky tym ndikon negativisht dhe në gjallesat e tjera që bashkëjetojnënë një mjedis, si për shembull, bimët e shtëpisë.

Kur pini cigare, krijohet një re tymi që përmban deri në 4,000 kimikate përfshirë katran, monoksid karboni, pesticide dhe formaldehid. Një pjesë shkon në mushkëritë tuaja, ndërsa pjesa tjetër e kësaj reje toksike përhapet në mjedisin përreth, duke veshur mure, mobilie apo dhe bimë.

Bimët e shtëpisë konsiderohen si filtra ajri të gjallë për mjedisin e brendshëm. Ato janë në gjendje të largojnë ndotësit nga ajri ndërsa kthejnë oksigjen në dhomë. Disa bimë janë në gjendje të eliminojnë benzenin dhe formaldehidin, të cilat janë dy kimikate toksike që gjenden në tymin e cigares. Sidoqoftë, bimët nuk mund të largojnë nga ajri të gjitha toksinat e tymit të cigares.

Ndaj për të jetuar në një mjedis të brendshëm me ajër të pastër, duhet hequr dorë përfundimisht nga pirja e cigareve, ose në pamundësi, të kalohet në alternativa pa tym, të cilat duke eliminuar procesin e djegies shmangin totalisht gjenerimin e tymit.

Ndër zgjidhjet e mundshme, për eliminimin e tymit, katranit dhe substancave të tjera nga ajri, është edhe pajisja elektronike IQOS, produkti novator i kompanisë Philip Morris, që mundëson ngrohjen e fijeve të posaçme të duhanit dukeeleminuar 95% të kimikateve në krahasim me cigaret. Duke mos gjeneruar tym, katran apo hi, kjo teknologji shmang dhe duhanpirjen pasive, duke mundësuar një mjedis pa tym duhani.

Por, tymi i cigareve tradicionale ndikon negativisht edhe në rritjen e bimëve duke ndërhyrë në frymëmarrjen e tyre, procesin e fotosintezës si dhe marrjen e ushqimit përmes rrënjëve.

Bimët marrin frymë përmes poreve të vogla të vendosura nën gjethet e tyre të quajtura stomata. Kur dikush pi duhan rregullisht rreth bimëve, tymi i cigares lë një shtresë të imët të grimcave që përmban në të gjithë sipërfaqen e bimës. Nëse tymi qëndron gjatë në gjethe, stomatat mund të bllokohen dhe ta bëjnë frymëmarrjen e bimës më pak efektive.

Kështu, bimët e kanë më të vështirë të thithin dioksid karbonit dhe të lëshojnë oksigjen. Gjithashtu, këto grimca ndikojnë negativisht edhe te fotosinteza, që është procesi që përdorin bimët për të krijuar lëndë ushqyese nga drita.

Përveç ushqimit që ata krijojnë nga drita, bimët marrin ushqim nga toka përmes rrënjëve të tyre. Monoksidi i karbonit në tymin e cigares dëmton mikroorganizmat e dobishëm në tokë dhe ndikon në funksionimin e rrënjës. Monoksidi i karbonit mund të ndërhyjë në aftësinë e bimëve për të thithur azot duke vrarë bakteret që rregullojnë azotin në tokë. Rrënjët mund të thithin monoksidin e karbonit, duke rezultuar në më pak oksigjen dhe më pak lëndë ushqyese për bimën.

Nëse doni tu vini në ndihmë bimëve që keni në mjediset tuaja, kujdesuni të shmangni pirjen e cigaresnë këto mjedise, por gjithashtu dhe të pastroni gjethet e bimëve një herë në javë nga shtresat që tymi ka formuar mbi to.

postbck postbck

Recent Posts

Zbulohet hormoni që forcon lidhjen emocionale mes nënës dhe foshnjës

    Një studim i ri ka identifikuar një hormon të trurit që luan një…

5 hours ago

Çaji me ananas dhe kanellë me të cilin humbni peshë

  Ekzistojnë shumë çajra pastrues dhe antioksidues që fuqizojnë efektet e dietës kur dëshironi të…

6 hours ago

Si të mbroheni nga mushkonjat në periudhën e vapës?

    Një eksperte ka paralajmëruar se moti i tanishëm në Britani po favorizon një…

6 hours ago

Si ndikon konsumimi i bananeve te mëlçia?

    Bananet renditen mes frutave më të preferuara, pasi janë të lehta për t’u…

9 hours ago

Çfarë i ndodh organizmit kur qëndrojmë gjithë ditën në ambiente me kondicioner?

    Ajri i kondicionuar është kthyer në pjesë të zakonshme të përditshmërisë moderne, sidomos…

9 hours ago

Vapë dhe temperatura të larta, cilat fruta ju ndihmojnë të freskoheni

    Kur temperaturat rriten gjatë muajve të verës, organizmit i duhen më shumë lëngje.…

9 hours ago