Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të shtohet liria e lëvizjes.
Ai ka thënë se nga e enjtja qytetarët do të lëvizin nga 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 pa kufizime.
Vitia ka thënë se deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina.
“Nga data 28 maj orari i lëvizjes së qytetarëve do të ndryshojë, do të largohen masat që i kemi pasur deri më tani, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes qytetarët do të lëvizin pa kufizime. Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina”, ka thënë Vitia.
Ai tha se deri tani kanë bërë 13 mijë teste, dhe se do të vazhdohet testimet çdo ditë, se rreziku nga virusi nuk ka kaluar.
Pragë, tetor 1927. Një diplomat shqiptar bie i vrarë nga plumbat e një studenti. Një…
Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe për shumë…
Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale mjafton për të parë se uthulla e…
Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë…
Dy veshkat në trupin tuaj janë secila në madhësinë e grushtit dhe çdo…
Shumica e njerëzve vuajnë nga kapsllëku dhe ushqimi i pasur me fibra shpesh…