Mbrojtja e Ulqinit ishte veprimi i tretë dhe i fundit që u bë nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit kundër cënimit të tërësisë territoriale të Shqipërisë në dobi të Malit të Zi, dhe me pëlqimin e Portës së Lartë. U përgatit dhe u organizua nga Degët e Lidhjes Shqiptare të Ulqinit dhe Shkodrës.
Morën pjesë vullnetarë shqiptarë nga sanxhaqe të Shqipërisë.Kundër forcave shqiptare që mbronin Ulqinin, të përbëra prej rreth 3000 vetash u hodhën forcat e Malit të Zi dhe të Perandorisë Osmane, prej mbi 30.000 ushtarë e oficerë. Luftime të rëndësishme u zhvilluan më 22 tetor para Klesnjës dhe Shkallës së Mushkut në lindje të Ulqinit. Pas disa orë luftimesh, për shkak të epërsisë së armikut, vullnetarët shqiptarë u thyen dhe u detyruan të tërhiqen. Si rrjedhojë, më 23 tetor Ulqini ra në duart e forcave malazeze./ZgjohuShqiptar.info
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…