“Le Moniteur Universel” ka botuar, të premten e 13 gushtit 1880, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me themeluesit e vërtetë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Nga Aurenc Bebja
Lidhja Shqiptare dhe Pallati qeveritar
“Lidhja Shqiptare i detyrohet origjinës së saj dy burrave që zënë sot në kabinet (qeveri) dy postet më të rëndësishme. Abedin Pasha (Abedin pashë Dino ose Abedin pashë Preveza), ministër i Punëve të Jashtme dhe Hysen Hysni Pasha, ministër i Luftës. Një ambasador më tha së fundmi se kur pa këta dy burra vdekjeprurës të vinin në pushtet, ai ishte dëshpëruar për zgjidhjen paqësore të çështjeve në pritje dhe kishte filluar të frikësohej për ndërlikimet më të rënda.
Dyshimet e tij, pikëpamjet e tij u ushqyen nga marrëdhëniet e ngushta dhe të vazhdueshme të cilat kurrë nuk pushuan së ekzistuari mes pallatit perandorak dhe drejtuesve të Lidhjes, marrëdhënie që u mbajtën të fshehta sa më shumë që qe e mundur, por që nuk u shpëtuan asnjë diplomati largpamës.
Anëtarët e familjes së Abedin Pashës kanë qenë, që nga ardhja e këtij të fundit në pushtet, ndërmjetës të zgjedhur natyrshëm për të bërë të ditur qëllimet, për të kryer udhëzimet sekrete nga pallati tek drejtuesit e Lidhjes Shqiptare.
Babai i Abedin Pashës, lbrahim Aga, vëllai i tij Vesel beu, një vëlla tjetër, emri i të cilit më shpëton, kunati i tij Qazim Beu, u panë disa herë në anijet e Lloyd-it, duke shkuar nga Preveza në Stamboll dhe nga Stambolli në Prevezë. Në këtë qytet jeton nëna e Abedin Pashës, shtëpia e të cilës është bërë vend takimi për pjesëtarët më të rëndësishëm në Epir dhe në Shqipërinë e Epërme të Lidhjes.
Kjo shqiptare patriote ka marrë më parë dhe me siguri akoma merr letrat dhe komunikimet, si nga pallati ashtu edhe nga Porta, të dërguara për pjesëtarët e Lidhjes. Pa dyshim që ajo i komenton dhe i shpërndan ato sipas udhëzimeve gojore që i vijnë prej Stambolli nga burri, djemtë ose dhëndri i saj.
Ky i fundit, Qazim Beu, është një puro shqiptar nga Gjirokastra, i cili ishte zëvendës i ministrit të policisë për disa vjet. Ky i fundit kurrë nuk pati ndoshta ndihmës më energjik, dhe pretendohet se brenda një dite, Qazimi i tmerrshëm bëri që të zhdukeshin rreth 200 fetarë (softas), të cilët kishin guxuar të protestonin me zë të lartë kundër ministrit të Luftës, Redif Pasha.
I shkarkuar më vonë pas komplotit të Ali Suavi-t, ai u rikthye me sukses, pas mbërritjes së kunatit të tij Abedin Pasha në pushtet, dhe që prej disa kohësh, ai është guvernator i qytetit dhe rrethit të Gjirokastrës, nga ku është thërritur shpesh në Stamboll “për punët e Lidhjes”.
Të premten e kaluar, ai u largua këtu me 20.000 lira turke në të holla, dhe 10.000 lira prej letrash krediti, të gjitha për të plotësuar armatimin dhe pajisjen e pjesëtarëve të Lidhjes. Kështu përgatitet Porta për të zbatuar vendimin e konferencës së Berlinit.”
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…