<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Fotot e rralla: Shqipëria e Veriut në vitet 1903–1908

Eksploruesi dhe udhëpërshkruesi austro-hungarez, Karl Shtajnmec (Karl Steinmetz), ishte inxhinier.

Pas një vizite të gjatë në Amerikën e Jugut, ai udhëtoi disa here në Perandorinë Osmane para se të futej në pjesën më të panjohur dhe të egër të saj, malësia e Shqipërisë së Veriut.

Në vapën e gushtit 1903, Shtajnmeci u nis nga Shkodra nëpërmjet maleve të Veriut për në Gjakovë dhe Prizren.

Pas vajtjes në Shkup në shtator të atij viti, ai u kthye menjëherë në Shqipëri, me një avullore nga Selaniku për në Shëngjin, për të ndërmarrë një udhëtim të dytë dyjavor në Mirditë dhe në luginën e Drinit.

Në gusht 1904 ai u kthye në Shqipëri dhe udhëtoi sërish përmes Malësisë së Madhe, kësaj radhe në Shkrel, Theth, Shalë dhe Mertur për në Gjakovë, duke qenë se malësorët e penguan të vazhdonte për në Guci.

Udhëtimi i tretë në vitin 1908 e çoi në Mat dhe në luginën e Drinit të Zi, pra në krahinën e Dibrës.

Udhëtimet e Shtajnmecit janë shënuar në të tre librat e tij botuar në gjermanisht: “Eine Reise durch die Hochländergaue Nordalbaniens” (Udhëtim nëpërmjet Malësisë së Shqipërisë së Veriut), Vjenë 1904; “Ein Vorstoß in die nordalbanischen Alpen” (Depërtim në Bjeshkët e Shqipërisë së Veriut), Vjenë 1905; dhe “Von der Adria zum Schwarzen Drin” (Nga Adriatiku për në Drinin e Zi), Sarajevë 1908.

Shtajnmeci së bashku me baronin Franc Nopça dhe me Edit Durhamin konsideroheshin njohësit më të mirë të Shqipërisë së Veriut të asaj kohe.

Ai dinte shqip dhe ishte gjithashtu autor i një gramatike dhe një fjalori: “Albanische Grammatik: nordalbanische Mundart” (Gramatika e Shqipes: Dialekti i Shqipërisë së Veriut), Sarajevë 1913; dhe “Deutsch-albanesisches Feldwörterbuch” (Fjalori ushtarak gjermanisht-shqip), Sarajevë 1913.

Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga të tre librat e Shtajnmecit, botuar në dhjetëvjeçarin e pare të shekullit të njëzet.

postbck postbck

Recent Posts

A mund ta përkeqësojë hernien diskale teshtima? Ja çfarë duhet të dini…

Një teshtimë e fortë mund të shkaktojë një dhimbje të menjëhershme në shpinë ose në…

7 minutes ago

Pse shumë njerëz kanë të njëjtën shenjë në krah!

    Një shenjë e vogël dhe e rrumbullakët në pjesën e sipërme të krahut…

12 minutes ago

Ky frut vjeshte pastron zorrët si fshesë. Ekspertët tregojnë sa duhet të hani në ditë!

    Kumbullat janë një nga frutat më karakteristike të vjeshtës dhe, përveç shijes, mund…

20 minutes ago

Pse lënë sapun para shtëpisë dhe në kopsht? Arsyeja do t’ju habisë

    Një sapun i zakonshëm mund të mos jetë gjëja e parë që do…

24 minutes ago

Ky veprim i thjeshtë para sezonit të ngrohjes mund ta bëjë shtëpinë të ngrohet më shpejt

    Shumë njerëz e harrojnë pikërisht këtë detaj, ndërsa zgjidhja gjendet në pothuajse çdo…

32 minutes ago

Shenjat paralajmëruese të depresionit

  Nëse nuk doni të keni probleme me shëndetin tuaj, atëherë duhet të kujdeseni që…

45 minutes ago