Një foto e rrallë është publikuar nga ngritja e flamurit shqiptar në Shkodër në vitin 1913. Siç edhe e përshkruan historiani Kastriot Dervishi këtë foto, të pranishëm kanë qenë edhe pesë përfaqësues nga fuqitë e mëdha botërore.
“Më 28 nëntor 1913, ora 10.00, në përvjetorin e parë të pavarësisë u ngrit flamuri kombëtar edhe në Shkodër. Qyteti administrohej në atë kohë nga një komision ndërkombëtar. Ceremonia u zhvillua në bashkinë e vjetër të qytetit. Aty folën guvernatori Filips dhe kryetari i bashkisë, Muharrem Gjylbegu.
Pesë fuqitë e mëdha: Britania e Madhe, Ausrtro-Hungaria, Italia, Franca dhe Gjermania, kishin përfaqësuesit e vet në këtë ceremoni. Aktiviteti u zhvilluar në harmoni të plotë vëllazërore, pa kurrfarë dallimi politik apo fetar.
Në fund të fjalimeve është thirrur “Rroftë Shqipëria” si dhe është kënduar “himni kombëtar” i shkruar nga Pashko Vasa “O moj Shqypni” – shkruan Dervishi përkrah fotos.
Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…