‘’Falë t’koft’ gjaku,..Paç faqen e bardhë,..Për hajr falja e gjakut’’.., qenë shprehjet më të bukura që shqiptarët në Kosovë i dëgjuan në fillim të vitëve të 90ta. /InforCulture.info
Në fillim të vitëve 1990 filloi aksioni gjithpopullor i pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Ky aksion mori përmasa gjithpopullore dhe u mbajt nëpër shumë vende anë e mbanë Kosovës. Pajtimi i gjaqeve filloi si nismë studentore nga një grup i studentëve të Univeristetit të Prishtinës, e që më pas u përkrah edhe nga profesorë,intelektualë, atdhetarë, prijës fetarë dhe nga të gjithë ata të cilët dëshironin të jepnin kontributin e tyre në një nismë kaq të nevojshme për kohën, kur bashkimi shqiptar ishte doemos i nevojshëm përball një regjimi të egër jugosllav.
Me gjithë këtë përkrahje popullore aksioni i pajtimit tashmë ishte shëndrruar në një levizje gjithëpopullore ku në krye të saj me insistimin e nismëtarëve kishin vendosur plakun e urtë Anton Çettën, e krahë tij gjithmonë qëndoronte Zekeria Cana, e shumë akademikë, profesorë e intelektualë të kohës.
Tubime madhështore u organizuan anë e mbanë Kosoves e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës etj.
Shqiptarët zgjatën dorën e pajtimit, at’hër kur i’u bë thirrja për pajtim, e falën gjakun e vrasjes, varrimit-plagesës a të ngatrresës. Shkelën kodin e të drejtës doksore mijëvjeqare të tyre ku thuhet se: ‘’Gjaku lahet vec me gjak’’.., e shkelën për hirë të atdhut, për hirë të flamurit, për hirë të Anton Çettës e Ibrahim Rugovës, për hirë të studentëve që ishin motorri i cdo lëvizje atdhetare, për hirë të frymzimit për luftë clirimtare, shqiptarët e falën gjakun e më të dashurve të tyre për Kosovën.
Më poshtë kemi bashkangjitur dokumentarin nga emisioni arkivi në RTK ‘’Falja e gjaqeve 1990’’. /inforculture.info
Uniformat e zeza të SS-së janë ndër veshjet më të njohura të Gjermanisë naziste. Por…
Mund të befasoheni kur të mësoni që ka kombinime të ushqimeve që duhet…
Cilat ushqime ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ndihmojnë në kontrollin e urisë?…
Me uljen e temperaturave, gështenjat kthehen në një nga ushqimet më të preferuara…
Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë përmes një gunge të dallueshme, pasi në…
Habit mjeku: Të gjithë hani lakër turshi, por askush nuk e di se…