<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të përdorni lëngun e aloe verës kundër diabetit

Aloe vera është përdorur prej shekujsh si një kurë natyrale për të gjitha shqetësimet e lëkurës.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të AgroWeb.org studime të kohëve të fundit kanë nxjerrë në pah faktin se aloe vera mund të përdoret edhe në trajtimet kundër diabetit.

Nëse përdoret siç duhet, kjo bimë e mrekullueshme ul nivelin e glukozës në gjak.

Lidhja mes aloe verës dhe diabetit

Diabeti është një nga sëmundjet më të përhapura autoimunitare. Ritmet e përhapjes së kësaj sëmundjeje janë shqetësuese.

Diabeti është një sëmundje që mund të parandalohet nëpërmjet aktivitetit fizik, ushqyerjes së duhur dhe një stil jetese të shëndetshëm.

Sipas të dhënave aloe vera është një nga bimët më të mira që ndihmon në uljen natyrale të nivelit të sheqerit në gjak.

Konsumi i rregullt i lëngut të bimës rregullon glukozën në gjak.

Mjaftojnë 5-15 ml lëng aloe vere në ditë për të ulur ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak.

Në harkun kohor të 2 muajve, aloe vera mund të ulë sheqerin në gjak me 50 përqind.

Për më tepër, lëngu i kësaj bime është i pasur me antioksidantë dhe substanca që na mbrojnë nga ulçera, infeksionet dhe probleme të tjera shëndetsore të lidhura me diabetin.

Aloe vera stimulon sekretimin e insulinës ndaj zbut mjaft mirë simptomat e diabetit.

Kjo bimë është krejt natyrale ndaj nuk shkakton efekte anësore në trajtimin e diabetit.

Si mund të konsumoni lëngun e aloe verës kundër diabetit

Për rezultatet më të mira, ekspertët rekomandojnë përdorimin e lëngut të freskët e organik të aloe verës.

Në ditët e para të trajtimit mund të konsumoni një lugë çaji me aloe vere çdo ditë.

Kur trupi të mësohet me këtë lëng, atëherë mund të rrisni dozën në 3 lugë çaji në ditë.

Nëse nuk ju pëlqen shija e hidhur, mund të shtoni pak mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë natyralë.

Si prodhohet lëngu i aloe verës? 

Mund të duket e vështirë, por në fakt gjethet e bimës mund të japin lëng dhe në mënyrë të thjeshtë madje. Më poshtë do të gjeni të detajuar procesin e përgatitjes së lëngut të Aloe Verës.

AgroWeb.org ju udhëzon të prisni gjethet e aloas sa më pranë pjesës kryesore të bimës.

Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë.

Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun.

Nxirreni xhelin e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë.

Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e aloes.

Filtrojeni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’iu ketë kaluar gjatë heqjes së cipës./Gazeta Express

postbck postbck

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

1 day ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

1 day ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

2 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

2 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

2 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

3 days ago