Teksa në vitin 1888 ishte në Arles në jug të Franës, piktori i madh holandez, Vincent Van Goghu, ka pikturuar dhomën së tij të gjumit, transmeton Telegrafi.
Dhoma duket e thjeshtë, me mobile të rëndomta druri dhe disa nga veprat e tij të varura në mure.
Duke përdorur ngjyra të forta kontrasti, u përpoq të shprehte emocione të veçanta, që kanë për qëllim të ngjallin gjumin që ai e përjetonte në atë dhomë.
Në letrën drejtuar vëllait të tij Theo më 16 tetor 1888, për pikturën “Dhoma e gjumit” ai ka shkruar:
I dashuri Theo –
Më në fund po ta dërgoj një skicë të vogël për të ta dhënë të paktën një ide për punën që po e bëj. Sepse, sot i jam rikthyer asaj.
Sytë e mi janë akoma të lodhur por, sidoqoftë, kam pasur një ide të re në mendje, dhe këtu është skica e saj.
Këtë herë është, thjesht dhoma ime e gjumit, por ngjyra e kryen punën këtu duke e thjeshtuar për t’i dhënë një stil më fin gjërave, që të jetë sugjeruese, pushim ose gjumë në përgjithësi. Me pak fjalë, duke e parë pikturën duhet të pushosh në mendje, ose të imagjinosh.
Muret janë të ngjyrë vjollce të zbehtë. Dyshemeje është prej pllakave të kuqe.
Shtrati dhe karriget janë me ngjyrë gjalpi të freskët të verdhë.
Çarçafi dhe jastëkët janë ngjyrë limoni shumë të ndritshëm.
Mbulesa është e kuqe e ndezur.
Dritarja e gjelbër.
Tavolina është portokalli, bakalli dhe ena të kaltra.
Dera ngjyrë jargavan.
Dhe, kjo është e tëra – asgjë në këtë dhomë gjumi, me roletat e mbyllura.
Ngurtësia e mobileve duhet të shprehë edhe një çlodhje të fortë.
Portretet në mur, një pasqyrë e një peshqir dore e disa rroba.
Korniza – pasi nuk ka të bardhë në pikturë – do të jetë e bardhë.
Kjo për të marrë hakun tim për pushimin e detyruar që duhej të merrja.
Do të punoj përsëri, gjithë ditën nesër, por mund ta shohësh sesa e thjeshtë është ideja. Hijet hiqen; është me ngjyra të sheshta, të thjeshta si printimet japoneze.
Do të jetë një kontrast, për shembull me ‘Diligjencën e Taraskonit’ dhe ‘Kafenenë natën’.
Nuk po shkruaj më gjatë, sepse do të filloj nesër, shumë herët, me dritën e freskët të mëngjesit, për ta përfunduar kanavacën time.
Si qëndron me dhimbjet tuaja? Mos harro të më japësh një lajm për këtë.
Shpresoj se do të shkruash ditët e ardhshme.
Një ditë do ta bëj edhe një skicë të dhomave tjera.
E shtrëngoj fort dorën tënde.
Përgjithmonë i yti –
Vincenti”. /Telegrafi/
Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Ajo thuhet se rrit…
Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës…
Personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë ushqimeve që…
Personat që konsumojnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq mund të…
Vetitë tjera të sodës bikarbonat Sigurisht që e keni në një kuti në…
Maska që ju ndihmon të keni flokë të shëndetshëm. Flokët e hollë dhe që këputen…