<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të dezinfektoni dhe ripërdorni një maskë?

Ato nuk gjenden. Dhe kur gjenden ato kushtojnë shumë. Maska janë problemi i vërtetë i kësaj emergjence që lidhet me koronavirusin.

Me fazën 2 që do të fillojë herët a vonë, do të duhet të dilni nga shtëpia duke mbajtur detyrimisht një të tillë. Në çdo kohë dhe në çdo vend. Prandaj është e lehtë për të kuptuar nevojën për maskë dhe vështirësinë për ti gjetur ato apo për ti blerë.

Me çmime të kripura sot ka shumë lloje maskash në treg por jo të gjitha janë të besueshme dhe garante për të na ruajtur nga infeksioni. Mjaftë të dyshimta janë ato të bëra në shtëpi.

Duke marrë parasysh që disponueshmëria e tyre do të jetë e vështirë nesër kur një nga masat do jetë mbajtja me detyrim i një maske jashtë ambienteve të shtëpisë, së pari duhet të kuptojme llojin e maskës që na nevojitet më shumë për nevojat tona.

Zgjedhja është e lehtë:

1) Maska kirurgjikale

Ato kanë një kapacitet filtrimi prej 95% drejt pjesës së jashtme, por mbrojnë pak (vetëm 25%) nga jashtë drejt mbajtësit. Thënë thjesht ato rekomandohen për ata që janë të ftohur dhe duhet të shmangin infektimin e të tjerëve.

2) FFP1 / FFP2 / FFP3 pa valvola

Ato janë maska ​​me parandalim të lartë si për mbajtësit ashtu edhe për të tjerët. Ato minimizojnë rrezikun për t’u infektuar dhe për të infektuar. Tani për tani ato janë më të përshtatshmet.

3) FFP1 / FFP2 / FFP3 me valvola

Ato janë të ashtuquajturat “maska ​​egoiste” sepse mbrojnë vetëm mbajtësin nga rreziku i infeksionit.

Si të dezinfektoni një maskë

Tani kemi ardhur te pyetja tjetër. Duke pasur parasysh disponueshmërinë ende jo të lehtë të maskave, a mund të ripërdoren këto të fundit? Edhe këtu, dallimet duhet të bëhen gjithnjë duke filluar nga një supozim. Të gjitha këto lloje maskash duhet të jenë të disponueshme, domethënë të përdoren një herë dhe pastaj duhet të hidhen në kosh. Ne jetojmë, megjithatë, në kohë jo të zakonshme dhe për këtë arsye na duhet të dimë edhe si ti dezinfektojmë maskat që përdorim pasi nuk kemi mundësi të ndërrojmë disa prej tyre brenda ditës.

Për të gjitha maskat

Duhet të përdoret vetëm një herë sepse përdorimi i dezinfektuesve ose avujve të nxehtë mund të dëmtojë pëlhurën dhe për këtë arsye të ekspozohet ndaj infeksionit. Nëse nuk keni mundësi të gjeni apo blini mund ti dezinfektoni.

Së pari duhen larë duart. Hiqni maskën që sapo keni përdorur duke e kapur nga shiritat elastikë dhe duke u përpjekur të shmangni prekjen e saj në pjesën e jashtme me gishta. Vendoseni maskën në një sipërfaqe të larë me ujë dhe sapun ose me një dezinfektues të përshtatshëm, dhe spërkatni në mënyrë të barabartë vetë maskën me 70% alkool në të gjithë sipërfaqen, përfshirë shiritat elastike.

Përsëriteni operacionin pasi ta ktheni nga ana tjetër.  Lëreni në një vend të mbrojtur të paktën 30 minuta deri në avullimin e plotë.I.C./Shqiptarja.com

postbck postbck

Recent Posts

Sr Noel Malcolm “Arsyet e konvertimit (në Islam) në përgjithësi ishin vullnetare..

Sr Noel Malcolm për konvertimin e shqiptarëve në fenë islame në periudhen e Perandorisë Osmane.…

1 hour ago

Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas një studimi

  Një studim i ri zbuloi se agjërimi mund të ndihmojë në minimizimin e komponentëve…

2 hours ago

Kujdesi ndaj gojës dhe dhëmbëve gjatë Ramazanit – pa e cenuar agjërimin

Muaji i Ramazani është kohë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Por ndërkohë që kujdesemi për…

2 hours ago

Kujdesi për një fëmijë me çrregullim të spektrit autik

  Autizmi, ose çrregullimi i spektrit autik (ASD), është një variant natyror i zhvillimit të…

2 hours ago

Fluturimi i parë i një ketri të vogël fluturues (Video)

Në një nga ato momentet e rralla kur natyra të mban frymën pezull, videoja “Baby…

2 hours ago

Napoleon Bonaparti, ngjitja dhe rënia e gjeniut që tronditi botën

Pak njerëz në histori kanë lënë një gjurmë kaq të thellë sa Napoleon Bonaparti. Ai…

3 hours ago