<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Në vend të kafesë, këto janë ushqimet që japin shumë energji

Kur vjen puna tek kafeja, identifikohen lehtë tre kategori njerëzish: ata që nuk e imagjinojnë jetën pa kafe, ata që nuk e pinë kurrë kafenë dhe ata që duan të heqin dorë prej saj, por nuk e marrin guximin.

Pandemia e COVID-19 padyshim është një sfidë e madhe për dy prej këtyre kategorive.

Pavarësisht mungesës, dalëngadalë shumë njerëz po mundohen t’ia dalin mbanë edhe pa kafe, duke ndihmuar kështu organizmin të kalojë një tranzicion më të butë.

Nga ana tjetër, ka patur gjithmonë pretendime se kafeja nxit ankthin tek disa njerëz, dhe në këto ditë sulmet e ankthit dhe të panikut duhen shmangur sa më shumë.

Për këtë arsye, ekspertët e AgroWeb.org kanë listuar produktet më të mira natyrale që vetëm të japin energji njësoj si kafeja, por pa efektet anësore.

Rukola Dhe Barishtet

Janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë që i japin organizmit. Rukola, rradhiqet, lakrat e egra, lakrat e zakonshme, lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, etj kanë në përmbajtjen e tyre disa elemente shumë të fuqishme.

Këto quhen ‘glukosinolate’ dhe i japin të gjelbërave atë shijen e hidhur, aromën e veçantë dhe vlerat e jashtëzakonshme ushqimore.

Zemra do të pompojë fort dhe trupi do të jetë në gjendje për të përballuar lodhjen.

Lëngu i Panxharit.

Panxhari është ushqimi kryesor që të duhet nëse ke nevojë për energji.

Panxhari ka nivelin më të lartë të molekulave të oksidit nitrik, që ushqen enët e gjakut dhe si rrjedhojë rrit efikasitetin dhe gjallërinë.

Vitamina B12.
Kjo vitaminë njihet ndryshe si Vitamina e Energjisë. Nëse ndihesh i/e përgjumur, atëherë trupi ka nevojë për vitaminën B12.

Këtë vitaminë e gjen tek vezët, mishi, peshku, produktet e bulmetit, disa lloje kërpudhash dhe soja.

Fasulet, Avokado, Qiqrrat.
Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit.

Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës.

Hurmat e Arabisë
Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën.

Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë.

Hiqni dorë nga ëmbëlsirat e shpejta që premtojnë energji dhe konsumoni disa hurma Arabie.

Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera./agroweb/ 

postbck postbck

Recent Posts

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

7 hours ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

8 hours ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

8 hours ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

14 hours ago

Vlerat e qumështit dhe kosit të dhisë: Çfarë i bën kaq të veçantë?

Qumështi dhe kosi i dhisë po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje për profilin e…

15 hours ago

Të bëni fëmijë? Kjo është bima që ndihmon edhe për rregullimin e ciklit

https://www.youtube.com/watch?v=F--rF9cD7wU&t=1s

15 hours ago