<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Brenda 2023 gjysma e hapësirave publike me internet Wi-Fi falas

Megjithatë, në planin e prezantuar së fundmi për konsultim publik, Ministria e Infrastrukturës shprehet se do të bëhen rishikime të kuadrit ligjor dhe rregullator për shërbimin universal. Çështja e përfshirjes së broadband në shërbimin universal pritet të adresohet në Kodin e ri të Komunikimeve Elektronike.

Brenda tre viteve, në gjysmën e hapësirave publike në Shqipëri duhet të ofrohet shërbim interneti falas për qytetarët. Në planin kombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të infrastukturës broadband, Ministria e Infrastukturës nuk është kursyer me objektivat ambiciozë.

Deri në fund të vitit 2023, lidhjet WiFi duhet të jenë të disponueshme dhe falas në parqe, sheshe e biblioteka, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale të vendit. Në plan nuk është shumë e qartë se si do të realizohet dhe financohet ky objektiv.

As sot, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, qeveria nuk gjeti dot ndonjë mekanizëm për të ofruar internet falas, qoftë edhe në segmente të veçanta të popullsisë. Lehtësimi maksimal që u arrit ishte shtimi i sasisë së internetit në paketat e operatorëve celularë, duke paguar të njëjtin çmim.

Në disa vende, internet me brez të gjerë është përfshirë në shërbimin universal, çka do të thotë se çdo qytetar duhet të ketë akses në të kundrejt një çmimi të arsyeshëm dhe të rregulluar nga autoritetet publike.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri e ka trajtuar këtë çështje për herë të fundit në vitin 2017, kur vendosi që përfshirja e internetit në shërbimin universal ishte e parakohshme. Rrjedhismisht, Shqipëria sot nuk ka ende ofrues të shërbimit universal dhe as fond të shërbimit universal, që do të financonte kostot e subvencionimit të këtyre shërbimeve për qytetarët.

Megjithatë, në planin e prezantuar së fundmi për konsultim publik, Ministria e Infrastrukturës shprehet se do të bëhen rishikime të kuadrit ligjor dhe rregullator për shërbimin universal. Çështja e përfshirjes së broadband në shërbimin universal pritet të adresohet në Kodin e ri të Komunikimeve Elektronike.

Duke qenë se vendosja objektivave nuk kushton asgjë, nuk është e rrallë që institucionet shqiptare të lëshojnë dorën në planet dhe strategjitë që hartojnë. Por, fakti është që Shqipëria është ndër vendet më të prapambetura në Evropë, sidomos për infrastukturën e rrjeteve fikse të internetit me brez të gjerë. Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar 15.5% e familjeve ose 58% e popullsisë zotëronin një lidhje internet fikse. Kjo normë është më e ulët se mesatarja e BE-së dhe e vendeve fqinje. 

postbck postbck

Recent Posts

Po përpiqeni të dobësoheni? Ja cilin të zgjidhni: jogurt, skyr apo kefir

Të pasur me proteina dhe probiotikë, këto produkte ndihmojnë në ngopje dhe tretje – por…

21 hours ago

Shqipëria Etnike sipas Nikolaos Lorentis: Nga Epiri, Ohëri e deri në Kosovë, një komb nën një emër

Dëshmia e hshtur e vitit 1838: Nikolaos Lorentis dhe zhbërja e mitit të “Epirit të…

22 hours ago

FOTO: Pamje të rralla të Luftës I Botërore

  Një koleksion fotosh që zbulon momente historike të Luftës së Parë Botërore, është zbuluar…

1 day ago

Dimitrios P. Kremos: Shqipja shfaqet si “motra e vetme” e gjuhës helene

Marrëdhënia midis gjuhës shqipe dhe asaj helene po merr një vëmendje të shtuar, duke sfiduar…

2 days ago

Manol Blesi “Poeti me përkrenare”, që na njohu me veprat e stradiotëve, protagonistët e historisë e shqiptare, jashtë kufijve gjeografikë

Manoli Blessi dhe epoka e stradiotëve: Shpata dhe penat e një identiteti shqiptar në ekzil…

2 days ago