Gjuha shqipe nuk është tjetër veçse gjuha e Pellazgëve. Ajo është shumë e vjetër, është primitive, është autonome, nuk rrjedhin nga asnjë gjuhë tjetër.
Duke pasur parasysh këto që thamë më lart, është për ne mjaft e lehtë, me anën e kësaj gjuhe të lashtë, që të mundim të gjejmë etimologjinë e fjalës Art, e cila akoma është e mbledhur në errësirën e kohës. Etimologia për të qënë e vërtetë , nuk duhet që të mbështetet mbi hamëndje fantastike, nuk duhet të krijohet siç bëhet zakonisht, duke hequr rrokje, o me zëvendësim shkronjash; dhe nuk duhet që sajojmë dialekte imagjinarë ose egzistues; por etimologia duhet që të mbështetet mbi të vërtetën, duhet që të jetë spontane, dhe të mbajë brenda saj gjithë filozofinë e fjalës primitive, nga e cila duhet që të nxirret natyra dhe origjina e fjalës nga e cila ajo rrjedh.
Fjala Art në gjuhën shqipe është emër, kështu që shqipëtarët për të treguar “se çfarë mund të bëni?”, “Çfarë prodhimesh, produktet që ju mund të bëni?” thotë: Cië Art di e bën ti?-Ç’farë Arti di dhe bën ti?, Cië Art ësct ckiò?- Ç’farë Arti është kjo? Pra rrjedh nga rrënja e foljes Ardhur që do të thotë prodhuar rritje, arritur. Nga zgjedhimi i kësaj foljeje në kohët e duhura kemi Erdh që do të thotë është prodhuar, ka lindur, është arritur. Shqiptarët për të thënë lindi dielli thonë: Erdh Dielli. Art është e tashme e mënyrës urdhërore, në shqip thuhet: Art tij e mira (i ardhtë atij e mira), Art tij e liga ( i ardhtë atij e liga).Kush nuk sheh në këtë etimologji harmoninë, filosofinë dhe analogjinë e fjalës ART me fjalën primitive të gjuhës shqipe?
Marrë nga libri Studi filologici svolti con la lingua pelasgo-albanese i profesorit Stanislao Marchianò.
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër. Ardhja e…
Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë…
Shega konsiderohet një prej frutave më të pasura me përbërës antioksidues. Me ngjyrën…
Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…
Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…
Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…