Kur vjen puna tek ushqyerja e shëndetshme, shpesh njerëzit kanë tendencën ta teprojnë me fruta dhe perime të pasura me vlera dhe ushqyes.
Kjo ndodh nga idea e gabuar se sa më shumë të hash prej tyre, aq më të shëndetshëm do të jemi.
Por edhe te ushqimet e shëndetshme, sasia është e domosdoshme.
Le t’i hedhim një sy ushqimeve të shëndetshme që mund të dëmtojnë organizmin nëse konsumohen në sasi të mëdha, të listuara më poshtë nga AgroWeb.org.
Brokoli
Brokoli është një perime shumë e shëndetshme dhe e pasur me antioksidantë që lufton radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.
Brokoli shmang sëmundjet e zemrës.
Megjithatë, nëse e hani në sasi të mëdha, brokoli mund të dëmtojë tiroiden.
Brokoli ka disa përbërës që vështirësojnë aftësinë e trupit për të përthithur jod.
Nëse keni pasur probleme me tiroiden në të shkuarën, sigurohuni që nuk po konsumoni shumë brokoli.
Nëse nuk e teproni, brokoli është aleati sublim kundër sëmundjeve.
Uji Me Limon
Përfitimet e të pirit ujë me limon në mëngjes janë të panumërta.
Uji me limon na hidraton dhe na ushqen me vitaminë C dhe antioksidantë.
Por nëse pini ujë me limon gjithë kohës, acidi i agrumes dëmton dhëmbët dhe lehtëson prishjen e tyre.
Nëse ju pëlqen uji me limon sigurohuni që të shpëlani gojën më pas, ose ta pini me pipëz që të shmangni kontaktin me dhëmbët.
Çaji Jeshil
Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë të dobishëm kundër inflamacionit dhe sëmundjeve të zemrës.
Megjithatë, disa substanca të këtij çaji ndërhyjnë në përthithjen e hekurit nga burimet bimore.
Ndaj nëse jeni të rrezikuar nga pamjaftueshmëria e hekurit, mos pini çaj jeshil gjatë vakteve.
Vera e Kuqe
Vera e kuqe është e shëndetshme për sa kohë konsumohet në sasi modeste.
Me sasi modeste, nënkuptojmë një gotë në ditë për gratë dhe dy gota në ditë për burrat.
Për më tepër, tregohuni të kujdesshëm që mos të pini alkol kur merrni medikamente.
Qitro dhe Agrumet
Agrumet janë të shëndetshme, por disa prej tyre ndërhyjnë në efikasitetin e ilaçeve duke vështirësuar përthithjen e tyre në gjak.
Vështirësia paraqitet edhe 72 orë pas konsumit të agrumeve, ndaj tregoni kujdes.
Ushqimet e Pasura Me FIbër
Fibra është shumë e rëndësishme, por nëse hani shumë ushqime me fibër brenda një vakti atëherë përgatituni për gazra dhe fryrje.
Ushqimet me fibër duhen ngrënë ngadalë dhe nga pak gjatë ditës deri sa stomaku të mësohet me to.
Lakrat
Lakrat janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale.
Problemi qëndron tek vitamina K e cila mpiks gjakun dhe ndërhyn me ilaçet që kanë si qëllim të hollojnë gjakun.
Kujdes me sasinë.
Orizi
Orizi mund të ketë sasi të mëdha të arsenikut jo organik në vendet ku kultivohet.
Sipas të dhënava, rekomandohet që të shpëlani orizin kaf dhe varietetet e tij përpara se ta gatuani.
Lëngjet e Frutave
Lëngjet e frutave përmbajnë kryesisht sheqer dhe aspak fibër.
Mos pini lëngje por hani fruta të plota nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm.
Uji
Uji është i rëndësishëm për t’u hidratuar, por nganjëherë pijmë shumë ujë dhe jemi të hidratuar më tepër seç duhet.
Nëse pini shumë ujë për një periudhë të shkurtër mund të prishni ekuilibrat e elektroliteve dhe të ulni nivelin e sodiumit në organizëm.
Spinaqi
Sasitë e mëdha të spinaqit mund të jenë problematike për shkak se substancat e pranishme tek kjo barishte rrezikojnë shëndetin e personave që vuajnë nga gurët në veshka.
Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për…
Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir…
Hudhra është një ushqimet më mirëbërëse për organizmin. Përdorimi i saj i rregullt çdo…
𝐊𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢 𝐢 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐫ë𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫ë 𝐧ë 𝐡𝐚𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐚𝐥𝐟𝐚𝐛𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐮𝐡ë𝐬 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞” 🇦🇱 📚…
Sot është Dita Kombëtare e Alfabetit, ku do të prezantohet drafti i fjalorit të rinovuar…
RETROSPEKTIVË: Pamje të rralla nga Rugova, në vitin 1961 (Video) https://www.facebook.com/watch/?v=550225794417404&rdid=2l0cmv6oLgz5kHUY