Pasaportat janë ato që na japin mundësinë të udhëtojmë nga një vend në tjetrin. Disa prej tyre, ama, kanë pak më shumë liri.
Është bërë e ditur se pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë, mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.
Por duhet theksuar se ekziston një pasaportë që është kaq e rrallë dhe e vështirë për t’u gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë. Dhe flasim për pasaportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, përcjell albinfo.ch.
Sipas The Independent, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla. Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor. Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.
Po ashtu me ndihmën e mijëra vullnetarëve ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, hendikepët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.
Urdhri gjithashtu mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe gëzon diçka që quhet “ekstraterritorialitet”, që e bën atë një ambasadë në Romë dhe vende të tjera.
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…