National Health Service, simptomat më të shpeshta të koronavirusit përkatësisht sëmundjes Covid-19, janë temperatura e lartë dhe kollitja e vazhdueshme, përderisa ekzistojnë edhe simptoma më të rralla të kësaj sëmundjeje, të cilat nuk duhet t’I injoroni.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në gjashtë njerëz të infektuar me Covid-19 mund të zhvillojë simptoma më serioze dhe më të rënda. Përderisa disa përjetojnë simptoma të lehta, individë të shumtë nuk shfaqin fare shenja, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e të infektuarve.
Një nga simptomat më të rralla, të cilat mund ta paralajmërojnë sëmundjen Covid-19 është dhimbja e kokës. Një studim i pubikuar në revistën shkencore Lancet, ka vëretuar se kokëdhimbja është një simptomë, të cilën e kishin përjetuar 8% e pacientëve të infektuar në Ëuhan.
Një simptomë tjetët, të cilës duhet t’I kushtoni rëndësi është edhe marramendja. Sipas Cleveland Clinic, nëse vëreni marramendje të vazhdueshme atëherë duhet të kryeni kontrollat e nevojshme, për të parë nëse jeni i infektuar dhe rrezikoni edhe personat e tjerë.
Simptoma tjetër e rrallë por që është shenjë e infektimit është edhe dobësimi I shqisës së nuhatjes. Në bazë të studimeve, shumë persona të infektuar me koronavirus në Kinë dhe Itali, kanë raportuar se kanë humbur shqisën e nuhatjes. Në këtë studim është vërtetuar se 18% e rasteve të infektuara kanë raportuar edhe humbje të shijes. /Dailystar/
Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…
Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…
Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…
Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…
Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…
Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…