<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

10 vrasjet më të njohura të historisë së njerëzimit

Vrasjet politike janë ndër vrasjet më të njohura dhe më të përfolura në historinë e njerëzimit. Shumë vrasje të liderëve politikë dhe shoqërorë lanë gjurmë të thella dhe ndryshuan historinë e njerëzimit.

Në vazhdim gjeni listën e dhjetë vrasjeve më të njohura të historisë së njerëzimit:

  1. Filipi i Dytë i Maqedonisë – Njeriu i njohur si personi që e shpiku idenë politike “përçaj dhe sundo”. Ai ishte një udhëheqës i suksesshëm i Maqedonisë antike. Filipi u vra gjatë dasmës së martesës së vajzës së tij gjatë vitit 336BC. Ai për një moment u la i pambrojtur, dhe në atë moment u vra nga njëri prej truprojat e tij. Filipi i Dytë është babi i Aleksandrit të Madh, i cili e morri fronin pas vrasjes së babait të tij, dhe krijoji një ndër Perandoritë më të mëdha të njerëzimit.
  2. Malkom X – Luftoi për të drejta civile, dhe gjatë jetës së tij ka pasur shumë kërcënime me vrasje. Ai u vra nga tre persona teksa po fliste në qytetin e Mannhattan në vitin 1967. Ai konsiderohet si njëri ndër personat më të rëndësishëm sa i përket luftimit për të drejtat civile. Shumë persona e përshkruanin atë si militant.
  3. Benazir Bhutto – Figurë politike e njohur në Pakistan, e cila në fakt konsiderohej personi i duhur për kryeministre, si femra e parë që do ta drejtonte vendin me shumicë myslimane. Ajo kandidoi për kryeministre të vendit në vitin 2007 dhe gjatë fushatës së saj, edhe pse kishte jelek anti-plumB, ajo u vra nga një breshëri plumbash drejt makinës së saj. Organizata terroriste Al-Qaeda në atë kohë pati marrë përgjegjësi për sulmin.
  4. Arkiduka Franc Ferdinanti i Austrisë – Vrasja e tij dhe e gruas së tij në vitin 1914 në Sarajevë, ndërroi tërësisht situatën politike të asaj kohe, që rezultoi me fillimin e luftës së dytë botërore. Franc Fredinanti u vra nga nacionalisti serb Gavrillo Princip, i cili ishte pjesë e organizatës sekrete serbe e quajtur “Dora e Zezë”.
  5. John Lennon – Anëtari i grupit të njohur muzikor The Beatles, i cili inspiroi shumë nga fansat e tij. Madje shumë prej tyre konsideronin se Lennon i inspiron ata më shumë se Krishti. Ai u vra në vitin 1980 gjatë kohës sa ishte në apartamentin e tij me të dashurën.
  6. Martin Luther King Junior – I njohur ndryshe si udhëheqësi historik i zezakëve të Amerikës, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi kauzës për të drejtat e zezakëve. Ishte edhe mjeshtër i fjalimeve, ku ndër fjalimet e tij më të njohura është ai i protestës masive në Uashington, “Unë e kam një ëndërr”, ku ndër tjera thoshte se “Unë kam një ëndërr, ku fëmijët e mi nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit”. Ai u vra më 4 Prill, 1968, gjatë kohës sa qëndronte në ballkonin e dhomës së hotelit.
  7. John F. Kennedy – Presidenti amerikan, u vra më 21 nëntor të vitit 1963 në shtetin e Teksasit nga një snajper. Ishte i njohur për idetë e tij kundër ndarjes racore në SHBA. Ai promovonte idenë se fëmijët e bardhë dhe zezakë duhet të mësojnë së bashku në një klasë. Vdekja e tij është përcjellë me shumë teori konspirative.
  8. Abraham Lincoln – Udhëheqësi i Amerikës gjatë luftës civile, Abraham Lincoln konsiderohet edhe si baba i kombit amerikan. Më 14 Prill, 1865, në Uashington gjatë kohës sa po e shikonte një dramë në teatër, aktori John Willks Booth, iu afrua nga mbrapa dhe e qëlloi në kokë. Presidenti vdiq ditën e nesërme, dhe nuk arriti që ta shohë përfundimin e luftës civile, të cilën shumë e dëshiroi.
  9. Jul Cezari – Ndoshta vrasja më e famshme e historisë, e cila u shkrua edhe nga Shekpsiri. Vdekja e Cezarit mbahet mend edhe si një ngjarje e rëndësishme politike në historinë e Perandorisë Romake, por edhe një dramë shumë e njohur teatrore. Pasi Cezari u shpall diktator për jetë nga senati i Romës, disa nga senatorët e kundërshtuan këtë vendim, duke u frikësuar se Cezari do t’ia merrte pushtetin atyre. Cezari u vra nga therja me thikë e disa prej njerëzve më të afërt të tij.
  10. Mahatma Gandi – E kaloi tërë jetën e tij si simbol i paqes, por vdiq si viktimë e dhunës. Gandi e udhëhoqi Indinë drejt pavarësisë nga Britania e Madhe, duke përdorur taktika jo të dhunshme në vend të një revolucioni. Pa marrë parasysh suksesit të tij disa njerëz e kundërshtuan qasjen e tij paqësore, dhe e kundërshtuan atë sidomos sa i përket idesë së tij për pavarësinë e Pakistanit. Kjo ndikoi që Gandi të vritej nga nacionalistët indianë në vitin 1948. Madje edhe sot politikat e tij paqësore vlerësohen shumë jo vetëm në Indi por edhe në botë.
postbck postbck

Recent Posts

Pas 114 vitesh, dizajnet origjinale të Titanikut do të bëhen publike për herë të parë

Kur Titaniku u nis në udhëtimin e tij të parë fatkeq në prill të vitit…

9 hours ago

Migrimet dhe shkatërrimi demografik i Bihorit (1912–1990)

Nga: Ismet Azizi Proceset demografike në rajonin e Bihorit gjatë shekullit XX nuk mund të kuptohen…

9 hours ago

Marin Beçikemi: Ambasadori i humanizmit shkodran në zemër të Europës së Rilindjes

Nga rrënojat e rrethimit të Shkodrës në katedrat e Venedikut dhe Padovës, rrugëtimi i dijetarit…

9 hours ago

Kjo është shenja e parë që ju duhen dritare të reja: Kostot e fshehura po rriten pa e kuptuar

Mjegullimi dhe lagështia në xhama nuk janë gjithmonë normale – ato mund të tregojnë probleme…

1 day ago

Kryengritja e Ilindenit sipas Jusuf Buxhovit

KRYENGRITJA E ILINDENIT SIPAS JUSUF BUXHOVIT Nga Fatmir Sulejmani Në kapitullin e gjashtë të pjesës…

1 day ago