Përse jemi gjithmonë të uritur në vetizolim: Gjashtë arsyet e hapjes shumë të shpeshtë të frigoriferit!

Periudha e epidemisë është shumë stresuese dhe e rëndë. Dihet që shumica e njerëzve hanë më shumë kur u janë të ekspozuar situatave stresuese

Konsumimi i ushqimit në bazë nervore assesi nuk është i mirë, sepse do të shtoni edhe ndonjë kilogram, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim po ju sjellim disa arsye përse shpesh e hapni derën e frigoriferit, duke kërkuar që diçka të fusni në gojë.

Në të vërtetë jeni të etur

Shpesh na ndodh që etjen ta zëvendësojmë me uri. Kujdesuni që gjithmonë të pini mjaft ujë – madje vetëm kur ndieni etje. Një gotë ujë do t’jua përmirësojë humorin.

Jeni të stresuar

Kur u janë të ekspozuar stresit, janë të pikëlluar apo kanë ndonjë problem tjetër psikik, shumë njerëz gjejnë ngushëllim në ushqim, ndërsa në të vërtetë nuk janë të uritur. Përpiquni ta pyesni veten përse mu tani dëshironi të hani… Për shkak që jeni të uritur apo keni nevojë për diçka që do t’jua tërheqë vëmendjen?

Nuk jeni edhe aq të uritur, dhe sërish hani

Keni ngrënë tepër shpejt, njëherësh duke bërë diçka tjetër (p.sh. derisa në kompjuter kontrolloni lajmet dhe emailat). Pikërisht kjo çon deri aty që ne nuk e vërejmë kur jemi të ngopur. Pra, hani ngadalë, me kujdes dhe përpiquni ta mbani vëmendjen te ushqimi.

Keni monotoni

Para se të filloni të përgatitni sandviç kot sa për të thyer monotoninë – shëtisni nëpër kopshtin tuaj apo pastroni banjën. Në atë mënyrë do të harroni urinë, por kur vërtet nuk jeni të uritur.

Nuk keni rutinë

Nëse trupi nuk ka rutinë për ushqim, ndërkohë më shpesh shfaqet sulmi i urisë. Pra, përpiquni të planifikoni racionet saktësisht në kohën e caktuar.

Jeni të rraskapitur

Kur jemi të lodhur, ne zakonisht hamë, sepse dëshirojmë të mbushim trupin me energji. Mirëpo, atëherë shpesh hamë edhe ndonjë ëmbëlsirë, gjë që nuk është mirë. Sheqeri në gjak na ngrihet vrullshëm, pastaj bie edhe më shpejt. Pastaj, sërish ndihemi të uritur. Pra, më mirë hani diçka të shëndetshme, p.sh. pemë dhe perime

postbck postbck

Recent Posts

Portreti i Gjergj Kastrioitit-Skënderbeut i punuar nga heroi Agim Ramadani

Nga: Ilir Muharremi Portreti i Skënderbeut është realizuar me një trajtim të butë figurativ nga…

2 days ago

Sekreti me ujin që do t’ju bëjë të kuptoni nëse vuani nga diabeti

  Diabeti është një nga sëmundjet në rritje në botë dhe megjithëse ka mënyra për ta mbajtur…

5 days ago

Çfarë u morri jetën tre milionë fëmijëve në vitin 2022?

  Më shumë se tre milionë fëmijë në mbarë botën ndërruan jetë nga infeksionet rezistente…

5 days ago

Shkenca, drejt një alternative natyrale ndaj Ozempic-ut

  Ozempic është bërë sinonim i humbjes së shpejtë të peshës dhe rregullimit të sheqerit…

5 days ago

Media spanjolle “El Periódico”: Shqipëria, “parajsa” që bashkon vendet e trashëgimisë botërore me plazhet mahnitëse

  Kur planifikojmë një udhëtim në Evropë, shpesh priremi të zgjedhim vende si, Parisi, Londra,…

5 days ago

Si të qetëson dhimbjen e veshit në kushte shtëpie

  Nëse jeni duke u ballafaquar me dhimbje të veshit nuk jeni të vetmit. Dhimbja…

5 days ago