Studiuesit në Suedi kanë gjetur karaktere arabe të endura ose qëndisura në kostume të varrimit në për varret e varkave të Vikingëve. Këto zbulime ngrisin pyetje të reja për ndikimin e Islamit në Skandinavi, shkruan gazetari Tharik Hussain,përcjell InforCulture.info
Fillimisht këto gjetje u mbajtën të pa hulumtuara për më shumë se 100 vjet, dhe u hodhë poshtë mendimi se janë shembuj tipikë veshjesh funerali të Epokës së Vikingëve.
Por një hulumtim i ri mbi veshjet – të gjetura në varret e Shekullit 9 dhe 10 – ka hedhur pasqyrime marramendëse për kontaktet midis botës së Vikingëve dhe botës Muslimane në atë kohë.
Në shumë prej atyre veshjëve të gjetura ka të qëndisura fjalë me fije mëndafshi dhe argjendi emra ‘Allah’ dhe ‘Ali’.
Arkeologia Annika Larsson bëri një përparim të madh në këtë hulumtim pasi që rishikoi mbetjet e kostumeve të varrimit të gërmuara në fund të shekullit 19-të dhe mes shekullit 20-të në lokacionet Brika dhe Gamla Uppsala në Suedi. Ajo u interesua për fragmentet e harruara pasi kuptoi se materiali kishte ardhur nga Azia Qendrore, Persia dhe Kina.
Larsson thotë se simbolet e vogla gjeometrike – jo më shumë se 1.5cm (0.6in) të larta – nuk ngjasonin me asgjë që ajo kishte hasur më parë në Skandinavi.
“Unë nuk mund t’i kuptoja mirë ato, dhe pastaj u kujtova se ku kisha parë simbole të tilla të ngjashme – në Spanjë, në veshjet Maure”.
Deshifrimi i një enigma
Arkeologia Larsson pastaj kuptoi se ato simbole në veshjet e Vikingëve nuk kishin të bëjnë me simbole vikinge, por shkrimin e lashtë Kufik arab.
Në to kishte dy fjalë që vazhdonin të përsëriteshin. Njërën prej tyre ajo e identifikoi me ndihmën e një kolegu iranian. Ishte emri “Ali” – halifi i katërt i Islamit. Por fjala ngjitur me fjalë n ‘ Ali’ ishte më e vështirë për t’u deshifruar.
Për të deshifruar engimën që mori pë rsipër, arkeologia Larsson zmadhoi shkronjat e paraqitura në veshje dhe i studijoj ato në të gjitha mënyrat, madje edhe nga pas.
“Unë papritur pashë që fjala” Allah ” [Zoti] ishte shkruar në shkronja të pasqyruara,” thotë ajo.
Larsson emrat ‘Allah’ dhe ‘Ali’ ka gjetur në të paktën 10 nga afro 100 pjesët e veshjeve në të cilat ajo është duke bërë hulumtimin e saj, dhe këta dy emra gjithmonë shfaqen së bashku.
Këto gjetje të reja tani shtrojnë pyetjen interesante në lidhje me banorët e varrit.
“Mundësia që disa prej atyre që ishin në varre ishin myslimanë nuk mund të përjashtohet plotësisht,” thotë ajo.
“Ne e dimë nga gërmimet e tjera të varreve Vikinge se analiza e ADN-së ka treguar që disa nga njerëzit e varrosur në ato varreza kanë origjinën nga vende si Persia, ku Islami ishte shumë mbizotërues.
“Sidoqoftë, ka më shumë të ngjarë që këto gjetje tregojnë se zakonet e varrimit të epokës Vikinge u ndikuan nga idetë islamike siç është jeta e përjetshme në parajsë pas vdekjes”.
Ekipi i Annika Larsson tani është duke punuar me departamentin e universitetit për imunologji, gjenetikë dhe patologji për të vendosur origjinën gjeografike të trupave të veshur me veshjet funerale në varrezat në Brika dhe Gamla Uppsala në Suedi.
Kontakti midis botës Vikinge dhe Muslimane është argumentuar prej kohësh nga vlersimet historike dhe zbulimit të monedhave islame në të gjithë hemisferën veriore.
Dy vjet më parë, studiuesit rishikuan një unazë argjendi nga një varr femëre në Birka dhe gjetën frazën “për Allahun” të mbishkruar në gur.
Përsëri teksti ishte Kufic, i zhvilluar në qytetin irakian të Kufah në Shekullin VII – një nga shkrimet e para arabe që u përdor për të shkruar Kuranin.
Ajo që e bën zbulimin e Larsson kaq interesant është se, është hera e parë që artikujt historikë që përmendin Aliun janë zbuluar ndonjëherë në Skandinavi.
“Emri Ali përsëritet përsëri dhe përsëri përkrah Allahut”, thotë ajo.
“Unë e di që Aliu është shumë i nderuar nga grupi më i madh i pakicave muslimane, Shiat, dhe kam pyetur veten nëse ka ndonjë lidhje.”
Aliu ishte kushëriri dhe dhëndri i Profetit Muhamed, pasi ishte martuar me vajzën e tij Fatimen. Ai gjithashtu u bë udhëheqësi i katërt i bashkësisë muslimane pasi vdiq Muhamedi.
Edhe pse të dy sektet, sunitët dhe shiitët e nderojnë Aliun si një shok të rëndësishëm të Muhamedit, ai e ka ngritur statusin në mesin e shiitëve, të cilët e shohin atë si trashëgimtarin shpirtëror të Profetit.
“Përdorimi i Aliut mund të duket një lidhje me Shia,” thotë Amir De Martino, udhëheqës i programit të studimeve islame në Kolegjin Islamik në Londër.
“Por pa frazën ”waly Allah” që shoqëron emrin – që do të thotë “mik i Allahut” – nuk mund të konsiderohet se ishte nga kultura kryesore e shiitëve dhe thjesht mund të kopjohej gabimisht nga diçka që ishte, “shton De Martino, i cili është edhe redaktori i Islam Today, një revistë britanike i sektit Shia.
Emrat Allah dhe Ali shpesh janë të paraqitr në motive enigmatike brenda varreve dhe librave të sekteve mistike islame si Aleviët dhe Bektashinjtë deri më sot, por gjithnjë ato shoqërohen me emrin Muhamed. Këto ndonjëherë mund të përfshijnë skenarin e pasqyruar.
Por, ndryshe nga konstatimi i Larsson, këta shembuj zakonisht përfshijnë të dyja emrat që përshkruanin mënyrën e duhur përreth dhe pasqyrimin.
Për Larsson, zbulimi i saj ofron shumë premtime për të ardhmen.
“Tani që po shoh modele të Vikingë ve ndryshe, jam e bindur se do të gjej më shumë mbishkrime islamike në fragmentet e mbetura nga këto gërmime, dhe tekstile të tjera të epokës Vikinge.
“Kush e di? Ndoshta ato shfaqen edhe në artefakte jo vetë m në veshje”.
Tharik Hussain është një gazetar i pavarur, shkrimtar udhëtimesh dhe transmetues i specializuar në Londër, i specializuar në trashëgiminë myslimane. BBCnews /InforCulture.info
Shkruan: Ahmet QERIQI Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…
Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…
Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…
Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…
Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…
Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…