Categories: KULTURË

Sa Dita-Nata

Sa Dita-Nata Edhe në të kaluarën e hershme në kulturat e lashta nëpër botë, sikurse edhe sot, fenomenet natyrore janë përcjellur gjithmonë si procese dhe faza të ndryshme të natyrës,shkruan InforCulture.info

Popujt e lashtë ishin të ndërlidhur aq shumë me natyrën sa që shumë procese natyrore ndikonin në mënyrë direkte në dinamizmin e jetës së tyre. Në kalendarët e tyre saktësisht ishin të shënuara ditët kur ndodhin solstice dhe ekujnokset, fillimi dhe përfundimi i stinëve të vitit, fazat hënore dhe shumë njohuri të thella astronomike që edhe sot nuk arrihet të kuptohet plotsisht, se si popujt e lashtë kishin aq shumë njohuri për natyrën në kushte primitive.

Sa Dita-Nata në kulturën shqiptare është emruar ekujnoksi pranveror, kur dita dhe nata janë të barabarta, ‘baraz nata-baraz dita’. Kjo ditë shënohej si koha kur dita fillon të i’a marrë anën natës dhe dita fillon të bëhet më e gjatë se nata, si koha e ringjalljes së natyrës dhe të bimësisë së gjelbërt kur gjithçka fillon të gjelbërojë.

Mark Tirta në librin ‘Etnologjia Shqipare” thotë se që nga kjo kohë shqiptarët ndalonin prerjen e drujnjëve dhe të bimësisë së njomë; ‘’as toka nuk preket’’ se është ‘’me barrë’’. Ndër rite tjera që përmend Mark Tirta në këtë ditë janë edhe ritet që kan të bëjën me yshtje, përzehen gjarprinjët nga fëmijët duke tingëlluar kambana, zile, teneqe, duke fërshëllyer nëpër ara e kopshte; kjo ishte ditë praktikash të shumta të karakterit magjitk.

Këtë vit ekujnoksi pranveror shënon sot në datën 20/3/2020 dhe që nga nesër fillon edhe stina pranverore. Ndërkaq në ekujnoksi tjetër këtë vit do të ndodhë më 22 shtator kur dhe do ta shënojë fillimin e stinës së Vjeshtës.

/InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

1 day ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

1 day ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

1 day ago

Hebrenjtë në Shqipërinë e besës

Kastriot Kotoni Popujt e Mesdheut kanë pikëtakimet e tyre të hershme qysh në ngjizjen e…

1 day ago

Konsumoni 2 mollë në ditë, ja çfarë do ndodh me organizmin

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.…

2 days ago

Keni probleme me tretjen? Ja formula ideale

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon…

2 days ago