<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Frang Bardhi, poeti i shekullit të XVII

Frang Bardhi është padyshim një nga figurat më të ndritura të kulturës e historisë shqiptare në shekullin XVII. Ai u lind në vitin 1606 dhe në moshën 29-vjeçare, kur ishte për studime të larta kashtë vendit të vetë, shkroi dhe botoi kryeveprën e vet shkencore “Fjalorin latinisht-shqip” (viti 1635).

Ky fjalor qe ndër të parët e këtij lloji në Ballkan dhe një nismë e rëndësishme për leksikografinë shqiptare, me vlera edhe në rrafsh krahasimtar gjuhësor, etimologjik, toponomastikë e antroponimik. Parafjala e fjalorit është njëkohësisht edhe një kredo iluministe e autorit, si dhe dokument kulturor i dorës së parë.

Frang Bardhi ka përfshirë në librin e tij dhe shënime gjuhësore, morfologjike, alfabetike etj., si dhe bën përfshirjen e 100 e ca proverbave-një tjetër nismë kjo që i përket folkloristikës. Por nga ana tjetër, fjalori i Bardhit ka edhe një aspekt tjetër, për të cilin është folur pak nga studiuesit. Kështu, në fjalor, Bardhi ka botuar edhe katër poezi – një mikroantologji poetike.

Poezitë janë të shkruara në latinisht e kanë karakter kushtimor. I drejtohen figurës së Bardhit, duke i bërë nderim për veprën e vetë kulturore.

Dy poezi i ka shkruar miku i ngushtë i Bardhit, dijetari shqiptar me origjinë nga Durrësi, Stefan Gaspër Epirot Durrsaku, i njohur edhe për qindra faqe shkrime e relacione të bëra gjatë vizitave në dioqezat e ndryshme të Shqipërisë.

Njëra poezi është shkruar nga një tjetër shqiptar i quajtur Mati Dudesi, kurse poezi tjetër nga një bashkëstudent i Bardhit me emrin Françesk Azopardi nga ishulli i Maltës.

Poezia është e bërë në hekzametër dhe ka tri distikë (9 vargje).

Është një poezi e bukur, me figuracion klasik, duke përdorur figura nga mitologjia e lashtë, gjë që shpreh faktin e një kulture të re humaniste, karakteristikë për kulturën evropiane në përgjithësi në shekullin XVII

Poeti Françesk Azopardi përmendet vetëm për këtë poezi, nuk dihet se ç’u bë më tej me të mbas mbarimit të studimeve, a shkoi në Maltë, apo në ndonjë vis tjetër, ndoshta në Shqipëri (gjë që edhe ka qenë e mundshme, po të mendojmë miqësinë midis Frangut dhe Françeskut).

Cikli prej katër poezish, mendojmë se nuk i ka shërbyer vetëm nderimit të figurës së Frang Bardhit, por ka pasur rëndësi edhe për vetë zhvillimin e poezisë në këtë lak kohor, të vetë kulturës shqiptare, sepse të mos harrojmë, këto poezi ishin me tematikë shqiptare e për më tepër kishin karakter atdhetar të theksuar.

Po ju japim më poshtë poezinë e përkthyer në shqip të Françesk Azopardit nga Malta: /Konica.al

Kush do të dijë se ç’gjuhë flitet 
në tokat e Epirit
le të lexojë me endje të veçantë   
këtë libër!
Ka për të gjetur thesaret që foli  
Pellada epirotase
dhe monumente ashtu siç janë  
në vetvete.
Le të krenohet Shqipëria e të  
gëzojë shqyti i Bardhajve. 
                            
                              
                                
                                     
postbck postbck

Recent Posts

Pse shfaqet dhimbja e kokës në anën e djathtë?

  Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…

18 hours ago

Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak, çfarë janë në gjendje të bëjnë ato

    Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…

19 hours ago

Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

  Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…

19 hours ago

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë sytë

  Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…

19 hours ago

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

  Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…

20 hours ago

Si po ndikon lufta në shëndetin mendor të të rinjve

  Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…

20 hours ago