“Familje shqiptare në Korfuz”, është e shkruar në gjuhën greke dhe i përket vitit 1880. Fotografia është publikuar nga historiani Arben Llalla. Shqiptarët e Korfuzit, janë pjesë e popullsisë shqiptare, e cila jeton në Greqi në mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika.
Ruajtja e gjuhës shqipe nga shqiptarët e Greqisë ka qenë një ndër sfidat kryesore. Bazuar në dokumente e dëshmi, studiuesi Arben Llalla vëren: “Kur u vendosën në fshatrat e rinj në tokën greke pas vitit 1922 allvanosët apo arvanitasit, siç i quajnë shpeshherë grekët shqiptarët që u shpërngulën nga Turqia për në Greqi, nuk kishin marrëdhënie të mira me fshatrat fqinjë që banoheshin nga grekët. Ata nuk merrnin dhe as jepnin nuse me njeri-tjetrin. Të moshuarit kujtojnë që kur thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Sipas mësuesve grekë, kjo bëhej për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre që vinin nga familjet shqiptare. Shpeshherë fëmijët shqiptarë ziheshin me grushta e dru me fëmijët grekë, kur këta të fundit e quanin gjuhën shqipe gjuhë evgjite apo gjuhë turke”. /Njekomb.com
Menaxhimi i tensionit të gjakut është thelbësor për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.…
Udhëpërshkruesja dhe shkrimtarja e njohur Edith Durham, në vitin 1923, në revistën “Man” që e…
Marrë nga profili i Ledjan Zeqollari Me 9 dhjetor 1913 Faik Konica i shkruante Princ…
Shumica prej nesh besojmë se peshqirët mund të zgjasin përgjithmonë, për sa kohë që nuk…
Nëse po pyesni veten pse shtëpia juaj ka gjithmonë një lloj ere, kjo mund të…
Klorpirifosi po shkurton jetën e peshqve dhe ndikon në riprodhim Pesticidet dëmtojnë shumë peshqit. Në…