<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Karli, shqiptari i vetëm që fitoi Doktoraturën në moshën 17-vjeçare dhe ndërtoi hekurudhën moderne në Austri

Karl Gega, pa frikë mund të krahasohet me Mozzartin, Froidin, Franz Kafkën, etj.

Karl Gega lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venedik, vdiq më 14 mars të vitit 1860 në Vjenë. Ishte inxhinier me origjinë shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri.

Ai studioi në Padova (Itali), ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore dhe inxhinierike. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik.

Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.

Në vitin 1842 Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Njohuritë nga kjo ekspeditë Gega nuk i përdori vetëm për planifikimin e hekurudhës së Semmering-ut, por i publikoi edhe në dy vepra. Gega publikoi shumicën e shkrimeve të tij jo vetëm në gjuhën gjermane por në të njëjtën kohë edhe në italisht dhe frëngjisht.

Hekurudha filloi më 1848 të ndërtohet. Para mbarimit të saj më 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) (1851). Në vitet 1853/1854 Gega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase.

Gega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan, kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it ne Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).

postbck postbck

Recent Posts

A mund ta dëmtojë tiroiden parfumi i spërkatur në qafë? Ja çfarë tregojnë provat

    E përdorim pothuajse pa menduar, pikërisht në një nga zonat më të ndjeshme…

6 hours ago

Zgjoheni me etje dhe gojë të thatë, çfarë ndodh në trup gjatë natës

Gjatë natës, trupi humbet natyrshëm lëngje, prandaj shumë njerëz zgjohen të etur dhe me gojë…

7 hours ago

Pse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit?

    Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…

9 hours ago

A mund ta ngadalësojë kafeja plakjen? Shkencëtarët zbulojnë një proteinë kyçe

    Nuk është kafeina ajo që po tërheq vëmendjen – disa përbërës të kafesë…

11 hours ago

Çfarë ndodh me trupin e fëmijës gjatë temperaturës?

    Kur temperatura e fëmijës rritet, prindi mund të shqetësohet menjëherë. Por temperatura nuk…

11 hours ago

Përfitimet kryesore nga shalqiri

    Shalqiri është një frut i shijshëm dhe freskues për të gjithë ju dhe…

11 hours ago