Agjencia e parë për rrjete sociale, e njohur për sjelljen e trendeve dhe më të rejave të marketingut digjital, Hallakate, tanimë vjen me filterin për platformën sociale Instagram, ‘Nusja Digjitale’.
Filteri i krijuar bazohet në traditën e vjetër të zonës së Zhupës së Prizrenit gjatë përgatitjeve së nuseve kosovare para martesës. Kjo traditë karakterizohet me vizatimin e fytyrës me ngjyra të cilat paraqesin 3 ciklet e jetës së një gruaje.
Dielli i pikturuar në fytyrë paraqet simbol të lumturisë. Rrethi ngjyrë kuqe simbolizon pjellshmërinë kurse pikat e kuqe dhe të kaltërta paraqesin mbrojtje nga çdo gjë e keqe.
Sipas Hallakate, ky filter u krijua për të promovuar kulturën dhe traditën kosovare të përgatitjeve së nuseve ku duke i shfrytëzuar përparësitë që i ofron teknologjia dhe rrjetet sociale sot, traditat tona mund të njihen botërisht dhe të rritet vetëdijesimi i pasurisë sonë kulturore.
Ndër të tjerash, Hallakate njihet edhe për përmbajtje të tjera virale si ‘Bac, Çikat na e Zbardhën Ftyrën’, ‘100% Prodhim Vendor’ dhe ‘Prej Sot Gatitu’.. Për ta përdorur këtë filter
Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…
Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…
Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…
E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…
Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…
Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…