Në tetor të vitit 1957 në kartëmonedhën amerikane ishte shfaqur për herë të parë shprehja “In God We Trust” si alternativë apo zëvendësuese e motos jo-zyrtare “E pluribus unum”.
Disa thonë se shprehja “Në Zot Ne Besojmë” është marrë nga himni i Amerikës “The Star-Spangled Banner”. Strofa e katërt përfshin frazën, “Dhe kjo të jetë motoja jonë: Në Zot është besimi ynë”.
Feisal Abdul Rauf, imam mysliman shkruan se fraza “Në Zot ne besojmë” përkon me mësimin Islam, dhe ofron dy paragrafë nga Kur’ani (3:193 dhe 2:285).
Në mënyrë të ngjashme, Melkote Ramaswamy, dijetar amerikan hindu, përcjell TiranaObserver, shkruan se prania e frazës “Në Zot ne besojmë” në monedhën amerikane është kujtesë se Perëndia ndodhet kudo, pavarësisht nëse jemi të ndërgjegjshëm apo jo.
Në judaizëm dhe krishterim, motoja “Në Zot Ne Besojmë ” ngjason me vargje nga Bibla, përfshi Psalmet (118:8, 40:3, 73:28) dhe Fjalët e Urta (29:25), transmeton bota.al.
Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, të gjitha shkollat publike në Shtetet e Bashkuara u pajisën me parulla “In God We Trust” të cilat u vendosën në zyra, biblioteka, kafene, korridore dhe klasa.
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…
Aekziston një moshë e caktuar kur prindërit mund t’i lënë fëmijët vetëm në…
Lakra është një nga perimet më të lashta që është rritur në tokë.Kjo…
Në Dibër, historia nuk është shkruar vetëm në libra – është ruajtur në këngë.…
Kur hanë një portokall, shumë njerëz heqin shtresën e bardhë nën lëkurë, të…
Një vaksinë e personalizuar kundër kancerit, e administruar së bashku me një ilaç…